Almeda Abazi ish-miss Shqipëria është në pritje të ëmbël, dhe së shpejti pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj. Në një intervistë të dhënë për revistën Who ajo ka treguar për ndryshimet që ajo ka pësuar gjatë kësaj periudhe dhe është shprehur se këta muaj kanë qenë muajt më të bukur të jetës së saj dhe se i ka shijuar në maksimum.
“Kanë qenë muajt më të bukur të jetës sime, nuk di të përshkruaj atë që ndiej. Besoj që vetëm nënat më kuptojnë, por e di që Efehan i ka dhënë dhe do t’I japë tjetër kuptim jetës sime.”është shprehur Almeda.
Për sa i përket shtimit në peshë dhe ndryshimeve fizike Almeda ka thënë që nuk nuk i kanë interesuar fare që nga momenti kur ajo dëgjoi rrahjet e zemrës së bebit.
“Doja të shijoja këto muaj, duke mos u shqetësuar për kilogramët. Kilogramët hiqen, por këto muaj nuk i kthen dot më.”
“Sigurisht që ka shumë stres dhe panik, sidomos tre muajt e parë, dhe do ketë akoma deri në momentin e fundit (megjithatë më thonë që pas lindjes do ketë akoma më shumë stres si proces). Shpresoj t’ia dal “është shprehur Almeda.
Discussion about this post