Mënyra e jetëses në ditët e sotme është bërë shumë dinamike. Ky lloj ritmi i jetës na kufizon edhe kohën për t’u kujdesur për veten, duke na sjell dobësaim të imunitetit, lodhje, pagjumësi e shumë të tjera. Shumica e sëmundjeve nuk vinë nga viruset apo bakteret ashtu siç kemi dëgjuar të flitet por e vërteta është se ato vine nga stresi.
Ekspertët pohojnë se 80 deri në 90 përqind e sëmundjeve shkaktohen pikërisht nga stresi. Një zgjidhje e mundshme për ta parandaluar është masazhi. Të dhënat tregojnë se sa më shumë masazhe t’i lejoni vetes, aq më mirë do të ndiheni. Sepse përveç rritjes së relaksit dhe uljes së ankthit, masazhi ul presionin e gjakut, rrit qarkullimin e gjakut, përmirëson rikuperimin e organizmit nga lëndime të ndryshme.
Ju ndihmon të flini më mirë dhe mund të rrisë përqëndrimin tuaj. Ai redukton lodhjen dhe ju jep më shumë energji për të trajtuar situata stresuese.