Stresi në ditët e sotme është bërë shumë i pranishëm tek njerëzit duke ju referuar edhe jetës intensive dhe dinamike që bëjmë. Lodhje në punë, probleme socio-ekonomike, mungesa e komunimit, vetmia, e shumë faktorë të tjerë bëhen shkak i shfaqjes së stresit.
Përveç trajtimit mjekësor ekzistojnë edhe disa mënyra natyrale efektive sesi ta luftojmë atë. J
u njohim me një teknikë të thjeshtë japoneze, përpara se ta praktikoni duhet të dini që çdo gisht përfaqëson një ndenjë ose qendrim.
– Gishti i madh ju ndihmon të luftoni emocionet si shqetësimi dhe nervozizmi.
– Gishti tregues ju ndihmon të mposhtni frikën.
– Gishti i mesit ju ndihmon për të kontrolluar irritimin, inatin dhe indinjimin.
– Gishti i unazës është i lidhur me trishtimin dhe melankolinë.
– Gishti i vogël ju ndihmon të kontrolloni ankthin dhe shton optimizmin. Kjo teknikë është shumë e thjeshtë. Duhet të pëthyeni gishtat dhe të ushtroni mbi ta me dorën tjetër pak forcë fizike…Fillimisht do të ndieni dhimbje, por më pas çdo gjë do të zhduket. Është e këshillueshme që kjo teknikë të aplikohet kur trupi është në gjendje prehjeje. Teknika e mësipërme përfshin shumë koncepte të mjekësisë tradicionale orientale. Ajo që e bën të veçantë është që u lejon njerëzve të gjejnë ekuilibrin fizik, mendor dhe shpirtëror.
Nëse do ta përsërisni disa herë në muaj do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të krijoni një raport harmonik me trupin
Discussion about this post