Reperi i Arkimed Lushaj ka publikuar në Instagram një foto nga protesta e ditës së sotme e PD-së. Por ai vetë nuk ka qenë në këtë protestë të organizuar nga Partia Demokratike.
Duke qenë në arrati ai e ka patur të pamundur të jetë pjesë e saj, ndonëse dihet afeksioni i tij për këtë parti. Megjithatë dikush nga familja e tij nuk e ka humbur këtë protestë dhe ka qenë pikërisht babai i tij Sali Lushaj. Ka qenë reperi, i cili ka postuar foton e babait të tij në protestë. (J.V/Shuplaka)