Telashet për këngëtarin Arkimed Lushaj, i cili njihet nga të gjithë si Stresi nuk kanë të mbaruar. Këtë herë është bërë pjesë e një kontrolli policor në qytetin e Durrësit.
Disa qytetarë në Durrës kanë qenë dëshmitarë të momentit kur ai është ndaluar nga policia dhe në makinën e tij sportive të kuqe tip Corvette ata kanë realizuar një kontroll të imtësishëm. Stresi ashtu siç duket edhe në këtë foto ka dalë jashtë makinës dhe ndërkohë pret se çfarë do t’i thonë policët.
Sipas Jeta Osh Qejf raportohet se Stresi u shoqërua në rajon dhe njëri nga policët hipi në makinën e tij për ta dërguar pranë komisariatit. Nuk dihet ende arsyeja se përse ai u shoqërua. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në zonën e plazhit ditën e djeshme.
Duhet të sjellim në vëmednje që Stresi para disa muajsh u shpall në kërkim nga policia pasi gjuajti me armë. Ky veprim erdhi pas arrestimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.
(J.V/Shuplaka)