Historia e Stresit me Kejsin është ndër më të komentuarat në faqet rozë. Reperi kaloi disa kohë pas hekurave dhe partnerja e priti gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa pati një krizë lidhja e tyre. U përfol se shkak ishte tradhtia nga ana e reperit, por Kejsi zgjodhi të bënte një vesh shurdh e një sy qorr.
Por reperi duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Pas ribashkimit të radhës, partnerja e tij ka shtuar dyshimet se një tradhti tjetër ka bërë që lidhja e tyre të përfundojë sërish. Në një seri postimesh në Instagram, shprehet se udhëtimi i saj i parë kur të hapen kufijtë do të jetë drejt Amerikës për të takuar një shoqe.
Nëse do ishte krah reperit, do të udhëtonte menjëherë drejt Shqipërisë, por shprehet se nuk do të vijë pasi nuk ka çfarë të bëjë. Në një tjetër postim, publikon një shprehje ku shkruhet: “Nëse tradhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”.
Ndër të tjera, Kejsi deklaron se lëndohet nga njerëzit që të zhgënjejnë pa fund dhe pa mëshirë, por pa bërë ndonjë koment drejtpërdrejtë dhe pa mëshirë. Ndërkohë nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe mbetet mister nëse historisë së tyre i ka ardhur fundi apo jo.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post