Nga dje në të gjitha kanalet muzikore është bërë pjesë kënga më e re e Stresit e titulluar ‘’Më fal” e cila vjen në bashkëpunim me Anxhelo Koci. Kënga i ngjan një balade dashurie po më shumë bie në sy ajo që ka shkruar Stresi në Instagram.
Mes rreshtave të tekstit mund të veçojmë shprehje të tilla si “ti je super femër, asnjë s’kam dashtë si puna jote”, me pak fjalë gjithçka që çdo vajzë do donte t’i dëgjonte nga partneri i jetës.
Dhe bashkangjitur fotos e cila njoftonte lançimin e projektit të ri Stresi na ka zbuluar edhe emrin e vajzës që ia dedikon këtë këngë.
“Ta Gezosh Kengen Keisi ? Premier Me fal”. Pra me sa kuptojmë ne, Keisi është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën Stresit, dhe që e ka shndërruar atë në një djalë romantik.
Pak kohë më parë reperi njoftoi ndarjen nga një vajzë, po ndoshta menjëherë pas kësaj në jetën e tij ka mbërritur dhe vajza që i ka dhënë motivin për këngën e re.
(E.K/SHUPLAKA)