Këngëtari Arkimed Lushaj i njour ndryshe si Stresi nuk heq dorë nga publikimet kundër qeverisë. Ai publikon një video në Facebook ku shfaqen efektivë të policisë, të rendit dhe asaj bashkiake duke shtyrë një burrë. Ai bën thirrje që të publikohet kjo video, ndërsa i drejtohet personalisht ministrit Tahiri. Ai përmend disa herë fjalën turp dhe i thotë “pse fshihesh”. Po kështu nuk mungojnë as fjalët banale në këtë mbishkrim të videos.
“Vëllezër dhe motra, Fansa Dhe Dashamires Baballarë Dhe Nena O popull Shqiptar po pse kshtu e paskeni pas qef ket qeveri të ndyre pse kshtu e ka qef shqiptari te përulet për tokë ???? I bëj të gjithve apel të publikojn këtë video . Kjo është policia jote o Sajmir Tahiri ????? Turp Turp Turp Turp Ai Eshte Baba I Dikujt Burri I Nje Gruaje Zoti Ju Denoftë ju që boni Kshu . Do ju vij dita e gjykimit o plera o ministër po dil ku je mshifesh a i sheh gjitha kto ….Kjo Pra Eshte policia që bën sipas qefit të vet dhe po ashtu me mu që më kërkojn kudo po mutin do ma hani me garuzhde siç e hani pasulin#NukDorzona#Mos#uDorzo#Kurre#ktyre”, shkruan ai.
Vetëm pak ditë më parë Stresi u shpall në kërkim pas publikimit të një videoje kur gjuante me armë për arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post