U bë kohë që po përflitet për ndarjen e një prej çifteve më të komentuar të showbizit, Stresit dhe Keisit.
Edhe pas ndarjes të dy nuk rreshtin duke i bërë dedikime të nënkuptuara njëri-tjetrit.
Së fundmi, këngëtari i njohur Stresi ka ndarë një video në InstaStoryn e tij ku shfaqet në një sfond të zi duke dëgjuar një këngë vërtetë pikëlluese.
“Ti je larg”, thotë refreni i këngës që me siguri është një dedikim për Keisin.
Kjo e fundit prej disa ditësh tashmë është rikthyer në Kanada, ku ka rinisur aktivitetet e saja normale, siç ndodhte njësoj para daljes nga burgu të Stresit.