Striptizmi në jug të vendit i pranishëm në masë të madhe, aq më tepër në ditët e nxehta të verës. Por vazjat striptiste janë rrëfyer për punën dhe të ardhurat që fitojnë. Njëra prej stripistëve quhet Paola dhe punon çdo natë si kërcimtare në një lokal në Himarë.
Ajo tregon për “Abcnews” se në Brazil është pjesë e industrisë porno, por në Shqipëri i mjafton të zhvishet duke kërcyer. Fiton mjaft para edhe kaq i mjafton.
Sipas “Abcnews” aktualisht janë 7 vajza që punojnë si “striptiste” në një prej bizneseve të natës në Himarë. “Në Shqipëri janë dorëlëshuar për vajzat që bëjnë striptease”, shprehet Paola e cila me njërën dorë mbulon gjoksin teksa flet.
Por ka folur edhe një 20 vjeçare shqiptare që punon në lokalet e natës, por ajo nuk pranoi të identifikohej. Njihet për kërcimin e saj“twerk”.
“Vijnë edhe klientë të njohur, VIP. Ka plot prej tyre, por nuk mund të them emra. Bakshishi më i madh që kam marrë është 500 euro. Nuk është e lehtë të harrohet fytyra e atij që të jep 500 euro për një kërcim. Madje ka edhe politikanë që kërkojnë ta shijojnë jetën e natës” thotë ajo .
Theksojmë se kërcimet bëhen në dhoma private, të ndara me perde me ambjentet e tjera të lokalit. Vajzat zhvishen për 50 euro. Në rastet kur klienti kërkon më shumë, “dalim menjëherë nga dhoma” thotë ajo. Këto vajza punojnë që prej orës 22:00 të mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit.
(J.V/Shuplaka)