Në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në kryeqytet ka nisur zbatimi i marrëveshjes midis shoqërisë koncesionare Integrated Energy dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës për kthimin e kompleksit të Sharrës në një qendër kërkimesh shkencore.
Një ekip i përbërë nga pedagogë, specialistë, dhe student master të departamentit të Mjedisi, nisën hapat e parë të aplikimit të marrëveshjes me analizimin e parametrave mjedisorë.
“Gjendja mjedisore këtu ka ndryshuar. Janë bërë shumë investime dhe kjo shikohet që në vendin e grumbullimit, në pjesën e mbulesës bimore e cila ka ndryshuar,” thotë Fatos Huqi, pedagog pranë departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore.
Administratorja Ariola Kodra, tregoi gadishmërinë e shoqërisë Integrated Energy në bashkëpunimin e saponisur midis Universitit Bujqësor dhe Shoqërisë koncesionare.
“Më vjen mirë që këta studentë do t’i prekin nga afër dhe do të kenë mundësinë për të parë çdo gjë dhe për t’i marrë vetë kampionët për analiza. Dera jonë është e hapur për këdo që ka interes të vijë dhe vizitojë,” shprehet Ariola Kodra, Administratore e shoqërisë IEBV.
Ekipi i pedagogëve dhe studjuesve ndaloi në 5 pika të ndryshme të zonës së trajtimit të mbetjeve, duke siguruar monstrat për kryerjen e analizave laboratorike në laboratorin e këtij universiteti, dhe për të monitoruar gjendjen e mjedisit në këtë zonë trajtimi mbetjesh.
Gjatë vizitës u morën monstra uji, toke dhe biomase, ndësa në terren u mat i zhurmës dhe niveli i Ozonit.
“Gjendja mjedisore është brenda normave. Nuk kemi ndotje të ozonit në atmosferë. Ndërsa nivelet e zhurmave janë brenda standardeve normale”, tha Vjola Bakillari, pedagoge pranë departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore.
Ndalesa e rrahdëve e pedagogëve dhe studentëve ekselente ishit në një nga liqenet e Sharrës të rehabilituar ky u morën dhe monstrat e ujit.
“Shikohet një përmirësim i gjendjes së sistemit ujor. Ne shohim që makrobio indikatorët, shpendët në këtë rast, janë të pranishëm, kjo tregon se cilësia e ekosistemeve ujore është përmirësuar,” deklaroi Adri Erebara, pedagog pranë departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore.
Landfilli i mbetjeve jo të rrezikshme ishte një tjetër ndalesë e ekipit të studiuesve të këtij universiteti. Ata vlerësuan këtë vepër Integrated Energy, i cili jep zgjidhje problematikës së trajtimit të mbetjeve në Tiranë.
“Mbetjet që do vijnë në landfill do të vijnë të trajtuara, do të jenë në formë kubikësh që të zënë sa më pak vend dhe të mund të ripërdoren në rast se do të duhen për pjesën e ricenenrimit,” Denis Kokallaj, Inxhinier hidroteknik IEBV.
Monitorime të tilla do të kryhen në mënyrë periodike dhe do të jenë pjesë e studimeve të doktorturave që do të zgjasin deri ne kater vite.
(E.H/Faxweb.al)