Të ftuar në studion e Fax News Ilirjana Kuçana dhe Vilsonani Kulemani të dy përfaqsues të cilët kanë folur për arrestimin e studentëve gjatë protestës.
Pedagogia Kuçana dhe studenti Vilson kanë komentuar jo vetëm problematikat e studentëve të shoqëruar nga poicia por kanë prekur dhe protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre.
Kulemani është shprehur i shqetësuar për shoqërimin e tij.
“Më thanë që kam qenë në kërkim që prej 16 marsit. Më është hequr e drejta për të kaluar në pikat doganore. Kam protestuar si student nuk bëj pjesë në asnjë parti politike. Unë ndihmiova protestuesit që ishin shtrirë në tokë nga gazi lotsjellës. Nuk kam qenë në dijeni se kam qenë në kërkim nga policia. Shoku im I ka hedhur bojë Erion Veliajt, pasi aiështë tallur me kartat e studentëve. Komentova në profiling e krymionistrit duke e quajtur Kdri, një emër që e ka artikuluar ai vetë shpesh, dhe mendoj se për këtë arsye ka ardhur edhe arrestimi im. cfarë ndodh me studentet… nuk është ulur tarifa asnjë qindarkë, ekselencen e kane fituar ata që jane pjese e forumeve”
Një denoncim nga studio e Fax News vjen dhe për kërkesat e studentëve të cilat jo vetëm nuk janë plotësuar por tarifat e masterit janë rritur me një tarifë prej 20-40 mijë lekë të reja
“Tarifat e masterit jane rritur 20-40 mijë lekë të reja për fakulteti i shkencave sociale.. per sa i përket kushteve të konvikteve po punohet.
Pedagogia Kuçana në vijimësi ka shtuar: ZDF ka publikuar kushtet dhe së bashku me Unionit Studentor Gjerman ne kemi kërkuar të takojmë drejtoreshën.
“Unioni ka kërkuar takim me Ambasaden Gjermane pas mungesës së refuzimit nga drejtoresha e konvikteve. Në ambasadë është kërkuar llogari për parat që Gjermani ka dhënë për konviktet. Gjithkush që ka femijë ne universitet dhe ne konikt duhet të ngrihet në protestë sepse kushtet e tyre jane kushte për të ardhur keq.”
Ndërkohë nga të ftuarit në studio është bërë me dije se: Të dielën do dalin para Gjykate studentët e arrestuar dhe do të jepet masa e tyre.Por problem qëndron se kur shkojm në polici na thonë të pyesim shefat të cilët janë ose Sander Lleshaj ose Edi Rama.
Ndërkohë që studentët e arrestuar kanë qënë pjesmarrës jo vetëm në protestën e opozitës por dhe në atë të studentëve.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/670269596753445/