12:42 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Studentët e Ekonomikut kërkojnë dorëheqjen e dekanit Dhori Kule (Arsyet)

20:48 | 19/01/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Studentët e Ekonomikut kërkojnë dorëheqjen e dekanit Dhori Kule (Arsyet)

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës kërkojnë dorëheqjen e dekanit Dhori Kule.

Në një njoftim të bërë të ditur për mediat studentët shprehen se, përveç plotësimit të 8 kërkesave kërkojnë dhe dorëheqjen e Dhori Kules.

“Duke filluar që prej ditës së sotme përveç 8 kërkesave tona ndaj qeverisë, kërkesave të veçanta ndaj Rektoratit dhe Dekanatit, ne studentët kërkojmë edhe dorëheqjen Dekanit të FEUT Dhori Kule për arsye se qartësisht me qëndrimet e tij pasive, aspak serioze dhe shumë larg të qënurit profesionale është rreshtuar krah pushtetit të djeshëm dhe të sotëm duke mbajtur qëndrim injorues dhe hapur kundër studentëve.”- shkruhet më tej në deklaratë.

Deklaratë për media

Në vijueshmëri të protestës studentore dhe zhvillimeve të ndodhura këto ditë duam të sqarojmë gjithë opinionin publik dhe studentët se: Së pari, ne si studentë nuk jemi tërhequr nga beteja jonë kryesore për një arsim cilësor. Së dyti, aktualisht ndodhemi në një moment kyç të protestës sonë dhe jemi në pritje të pedagogëve që përtej deklaratave dhe inkurajimeve verbale që na japin, të na bashkohen edhe fizikisht në protestë dhe bojkot të procesit mësimor deri në plotësimin real të kërkesave tona.

Universiteti është i studentëve dhe pedagogëve bashkë. Nga nevoja për të mundësuar transparencë, duam t’iu bëjmë me dije se në kuadër të bashkëpunimit me pedagogët si çdo ditë të protestës edhe ditën e djeshme më datë 18 Janar 2019, zhvilluam një takim student-pedagog në ambientet e universitetit, ku ftesës drejtuar disa pedagogëve ju përgjigj edhe prof. Mimoza Manxhari.

Gjatë diskutimeve mes nesh, disa studentë me prapavijë partiake, sulmuan Prof. Manxharin me pretendimin se ‘ajo si person që ngel shumë studentë nuk duhet të jetë mes nesh’. Ne studentet reaguam menjëherë ndaj këtyre sulmeve dhe vazhdojmë të ftojmë çdo pedagog të na bashkohet për të mundësuar përmbushjen e misionit të protestës tonë.

Ne nuk duam të bëjmë avokatin e asnjë pedagogu, por as nuk mund të lejojmë akuzat e pabaza dhe të paramenduara nga individ të veçantë. Padyshim që ne do të insistojmë, që të krijohen mekanizma që të vërtetojnë performancën e çdo pedagogu. Sulmet e djeshme ishin të dirigjuara nga individë që janë pjesë e forumeve partiake PD-PS-LSI dhe që veprojnë për llogari të Dekanit të FEUT Dhori Kule.

Konkretisht Kristian Kina, kryetar i studentëve në Senatin Akademik, UT dhe anëtar i zjarrtë i LSI, dje (dhe jo vetëm) për llogari të Dekanit Dhori Kule ka iniciuar prishjen e diskutimit nëpërmjet sulmit aspak qytetar dhe të ndershëm ndaj pedagoges në fjalë e së bashku me militant të tjerë rreth vetes krijuan kaos dhe tension.

Duke filluar që prej ditës së sotme përveç 8 kërkesave tona ndaj qeverisë, kërkesave të veçanta ndaj Rektoratit dhe Dekanatit, ne studentët kërkojmë edhe dorëheqjen Dekanit të FEUT Dhori Kule për arsye se qartësisht me qëndrimet e tij pasive, aspak serioze dhe shumë larg të qënurit profesionale është rreshtuar krah pushtetit të djeshëm dhe të sotëm duke mbajtur qëndrim injorues dhe hapur kundër studentëve. Beteja jonë për një arsim cilësor vazhdon dhe nuk do të ndalet, pasi nuk ka forcë të errët që mund të ndali vrullin e studentëve me pedagogët në krahë!

(M.Q./Faxweb.al)

Pas

Jelek-Verdhët mësyjnë Francën, nuk ndalen protestat

Para

“Ildën e bën të lumtur një çantë Gucci…”, deklarata e papritur e Elona Duros për shoqen e ngushtë

Para
“Ildën e bën të lumtur një çantë Gucci…”, deklarata e papritur e Elona Duros për shoqen e ngushtë

“Ildën e bën të lumtur një çantë Gucci…”, deklarata e papritur e Elona Duros për shoqen e ngushtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

Një në katër emigrantë do të largohet nga Gjermania

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran/ Papa Leo XIV citon Papa Françeskun: Lufta është gjithmonë një disfatë

Tjetër masakër në Gaza, ushtria izraelite vret 59 civilë pranë qendrave humanitare

Jeta vazhdon edhe në luftë/ Nëna sjell në jetë trinjaket në një spital nëntokësor në Iran

Kapet nga Policia Kufitare një shtetas në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.