Studentët e Fakultetit Juridik, me anë të një letre dërguar dekanit Artan Hoxha, kanë drejtuar 6 kërkesa ndaj tij, për disa problematika të shkaktuara nga protesta.
Studentët kërkojnë nga Hoxha, fillimisht shtyrjen e sezonit akademik në përputhje me orët e humbura si dhe zëvendësimin e këtyre orëve, e më pas kërkojnë shtyrje të afatit për dorëzimin e dokumentet për bursë dhe për përgjysmimin e tarifave.
Po ashtu kërkojnë shfuqizimin e nenit 82 në ligjin për arsimin e lartë.
Letra e studentëve
Kërkesë drejtuar dekanit Z.Artan Hoxha
Ne studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojmë:
Shtyrje të sezonit akademik në përputhje me orët e humbura.
Zëvendësimin e të gjitha orëve mësimore të humbura për shkak të protestës studentore.
Shtyrje e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave studentore dhe për përgjysmimin e tarifave sipas VKM-ve.
Mospenalizimin e studentëve protestues (me mungesa, etj.)
Të adresoni në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr. 80/2015.
Ofrimin e praktikave për studentët e Fakultetit të Drejtësisë (në gjykata, burgje, parlament, etj) si dhe organizimin e gjyqeve simuluese brenda fakultetit mes studentëve.
Afati për kthimin e përgjigjes: 12/02/2019.
Mënyra e kthimit të përgjigjes: Me shkresë zyrtare.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post