Studentët e Fakultetit Jurdik kanë vendsur që ti japin fund bojkotit dhe duke filluar që nga nesër godinat e fakultetit do të jenë të lira. Ato shprehen se ky ishte një vendim i shumicës për të filluar mësimin.
Ndërkohë që studentët insistojnë se do të vijojnë kërkimin e shfuqizimit për “Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr 80/ 2015.
Kërkesë drejtuar dekanit Z.Artan Hoxha
Ne studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojmë:
1- Shtyrje të sezonit akademik në përputhje me orët e humbura.
2- Zëvendësimin e të gjitha orëve mësimore të humbura për shkak të protestës studentore .
3- Shtyrje e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave studentore dhe për përgjysmimin e tarifave sipas VKM-ve .
4- Mospenalizimin e studentëve protestues (me mungesa, etj)
5-Të adresoni në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr 80/ 2015.
6- Ofrimin e praktikave për studentët e Fakultetit të Drejtësisë(në gjykata, burgje, parlament, etj) si dhe organizimin e gjyqeve simuluese brenda fakultetit mes studentëve.
Afati për kthimin e përgjigjjes: 12/02/2019
Mënyra e kthimit të përgjigjjes: Me shkresë zyrtare.
Sqarim: Plotësimi i kërkesave sjell lirimin e ambjenteve të Fakultetit të Drejtësisë.
Studentët e FDUT .