Protesta e Studentëve është e ndarë në dy pjesë, ku një grup vijon të qëndrojë para Ministrisë së Arsimit, e një tjetër grup tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, ku ka bllokuar çarkullimin në të 4 drejtimet.
Por një formë mjaft simbolike është gjetur nga studentët për të protestuar edhe ndaj policisë dhe gjobave të saj, ku me copa letre kanë shkruajtur “Tani kemi radhën ne për të vënë gjobë”, duke i vënë në xhamin e një makine policie.
Mësohet se ata kanë ndaluar një makinë policie dhe i kanë vendosur në xham një fletë gjobë.
Për më shumë shihni fotot e mëposhtme:
(B.B/ Faxweb.al)