12:28 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Studentët letër Kuvendit nga protesta, kërkesat

21:00 | 20/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Studentët letër Kuvendit nga protesta, kërkesat

Studentët e universiteteve publike të Shqipërisë vijojnë të protestojnë duke insistuar në plotësimin e kërkesave të tyre dhe duke refuzuar dialogun me institucionet dhe Qeverinë e Shqipërisë. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Studentët protestues i kanë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë disa kërkesa që duan të plotësohen me buxhetin e vitit 2019, të cilat kanë në bazë 8 pikat e parashtruara prej tyre që në fillimet e protestës. Si pikë të parë në këtë letër drejtuar Kuvendit, studentët rendisin kërkesën për rritjen e buxhetit të arsimit në 5% të GDP-së, me qëllim përgjysmimin e tarifës për çdo nivel studimi.

Po ashtu studentët kërkojnë përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës në universitete dhe konvikte si edhe transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Institucionet e Arsimit të Lartë dhe publikim të shpenzimeve online.

Një kërkesë tjetër në letrën e studentëve drejtuar Kuvendit është rritja nga 10 në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për Dekan dhe Rektor si dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në Senatin Akademik.

Gjithashtu studentët protestues kërkojnë rishikimin e titujve akademikë dhe verifikimin e plagjiaturave dhe teksteve mësimore. Ndër kërkesat e tjera janë pajisja me kartën e studentit, ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane si dhe vlerësimi i performancës së pedagogëve në mësimdhënie dhe kërkim shkencor

Etiketa: Studentet kerkese kuvendit
Pas

Dëbimi i ambasadorit iranian, reagon Netanyahu: Lajme të rëndësishme nga Shqipëria

Para

“Për ndryshimin e madh që nuk erdhi në vitin 90-të”, diaspora protestë më 28 dhjetor para kryeministrisë. Thirrja e Genc Sejkos (VIDEO)

Para
“Për ndryshimin e madh që nuk erdhi në vitin 90-të”, diaspora protestë më 28 dhjetor para kryeministrisë. Thirrja e Genc Sejkos (VIDEO)

“Për ndryshimin e madh që nuk erdhi në vitin 90-të”, diaspora protestë më 28 dhjetor para kryeministrisë. Thirrja e Genc Sejkos (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë /Finalizohet operacioni “Silent Load”, arrestohet 52-vjeçari që transportonte mallra të dyshuara si të kontrabanduara

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, 600 dronë dhe 26 raketa lëshohen në Kiev

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Fier/Zjarr pranë “Ura e Daullasit”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Elbasan/Finalizohet operacioni “Texas Poker 2”, arrestohet 31-vjeçari që kishte kthyer lokalin në kazino ilegale

DASH do të fillojë pushimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

“Fytyra të reja në drejtim” – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë emëron gruan e parë në krye të Komisariatit të Kuçovës

Vijon dhe sot aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth

Punime në çati pa masa sigurie në Rrugën e Dibrës, rrezik për qytetarët(PAMJE)

Durrës/Parandalohet një konflikt i rrezikshëm, arrestohet 44-vjeçari që kanosi me sopatë dy shtetas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.