Ditën e nesërme Gjykata do të marrë vendimin për çështjen e Kopshtit Botanik për të cilin Bashkia dhe qeveria janë angazhuar për të bërë ndryshimin e pronësisë, dhe për këtë I ftuar në studion e Fax Neës ishte Ferdinand Bego, Zv/dekan për kërkimin shkencor në FSHN.
Ai tha se ditën e nesërme, trupa akademike bashkë me studentët që i mbështesin për të pritur vendimin, teksa shton se cili do qoftë ky, nuk do të lejohet që të bëhet prishja dhe tjetërsimi i saj.
“Nëse duan të ndërtojnë një tjetër kopësht botanik, mund ta bëjnë në një vend tjetër, dhe natyrisht që vetëm mirë do të ishte. Por kopshti që është i vetmi sot për sot në vend, nuk është në kushte alarmante siç e bëjnë. Ai ka nevojë për përmirësime dhe investime sepse ka probleme, por është funksional. Ai i bën nderë kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë”.
Nëse do të kishim mbështetjen e institucioneve shtetërore, ne do t’i bënim nder këtij vendi. Sot ai mirëmbahet nga buxheti i shtetit për universitetet. Kjo nuk është e drejtë dhe në fund fare do të përballemi me këto pasoja që prej 20-30 vjetësh. Nuk kemi arritur të bëjmë një marrëveshje me Bashkinë. Nuk e kuptoj pse ka kaq këmbëngulje për ndryshimin e pronësisë. Nuk e kuptojmë gjithashtu pse kanë gjetur këtë rrugë, nuk kanë kërkuar asnjë konsultim për këtë çështje. Ne e dimë vlerën që ka dhe nuk mundet kurrësesi që Bashkia të marrë funksione dhe institucione të kërkimit shkencor dhe t’jua heqin njerëzve që e kanë krijuar”, tha Bego.
Më tej zv/dekani argumentoi edhe arsyet pse duhet mbrojtur Koopshti Botanik dhe rrugët që do të ndiqen për të mos e lejuar.
“Ne mendojmë se jemi në të drejtën tonë si pjesë e armatës së njerëzve intelektualë edhe pse mund të mos jenë shumë, kemi për detyrë të luftojmë dhe mbrojmë paraardhësit tanë të cilët duhet ti nderojmë. Së dyti janë studentët tanë që besoj nuk do ta braktisin këtë kauzë pavarësisht vendimit që do të marrë Gjykata nesër. Ne besojmë se nga ana e saj kjo e fundit do të marrë një vendim të drejtë dhe do të marrë parasysh gjithë dokumentacionin që kemi vënë në dispozicion përmes zyrës tonë ligjore.
Këto vlera nuk mund të nëpërkëmben dhe të jeni të bindur që ne do të jemi aty nesër para Gjykatës si trupë akademike bashkë me studentët tanë, për të mbrojtur pronën që i përket universitetit, si një pasuri kombëtare”, përfundoi Bego.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1145340025658775/
(F.GJ/FAXWEB.AL)