20:12 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Studentët në Hungari protestojnë për reforma arsimore

08:28 | 16/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Studentët në Hungari protestojnë për reforma arsimore

Të mërkurën, mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të Qeverisë së Hungarisë dolën në rrugët e Budapestit për të kërkuar reforma arsimore dhe një ndryshim në klimën politike të vendit.

Organizuar nga grupet studentore, demonstrata, e quajtur “marshimi i lirisë”, synoi presionin ndaj qeverisë hungareze për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të siguruar rritje të pagave për mësimdhënësit.

Ata kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e legjislacionit që kufizon të drejtën e mësuesve për të hyrë në grevë.
Teksa marshonin në një nga rrugët kryesore të Budapestit, protestuesit brohorisnin parulla si “pa mësues, pa të ardhme” dhe “greva është një e drejtë themelore”.

Grupet e studentëve dhe mësimdhënësit janë përfshirë në greva, braktisje të mësimit dhe akte të tjera të mosbindjes civile muajt e fundit, pasi qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre, duke rezultuar në shkarkimin e disa mësimdhënësve.

Protesta e 15 marsit u organizua me rastin e një feste kombëtare të Hungarisë, datë në të cilën tradicionalisht organizohen marshe të mëdha patriotike.

Qeveria hungareze merr shpesh kritika nga Bashkimi Evropian, pasi janë ngritur shqetësime për korrupsion të përhapur në nivel institucional, si dhe për shkeljen e standardeve të sundimit të ligjit të bllokut nën udhëheqjen e kryeministrit Victor Orban.

Për shkak të këtyre shqetësimeve, Bashkimi Evropian ka ndaluar disbursimin e miliarda eurove për Budapestin.
Orban shpesh i është referuar BE-së si një “perandori” që kërkon të dominojë Hungarinë, ashtu si Perandoria Austriake dhe Bashkimi Sovjetik në shekujt 19 dhe 20. Ai fitoi mandatin e tij të katërt në zgjedhjet e vitit 2022. REL

 

Pas

Si të bëni një bisedë interesante (për çdo situatë)

Para

Vjosa shpallet Park Kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio: Historike, lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Para
Vjosa shpallet Park Kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio: Historike, lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Vjosa shpallet Park Kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio: Historike, lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon numërimi në KZAZ 84 në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021

Mbyllet numërimi në Shijak, PS merr rreth 2000 mijë vota plus

Numërohen 212 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

Mbyllet numërimi në Librazhd, PS fiton bashkinë e dytë, në epërsi me 5879 vota ndaj PD

Në 22 bashki mbyllet numërimi, Ilirjan Celibashi: Duhet turne për komisionerët, vonesa në numërim për shkak të lodhjes, përfundon procesi në 94 KZAZ

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

Tension në “Parkun Olimpik”, Lëvizja Bashkë konteston numërimin e votave: Po i kalojnë fletët shumë shpejt

Tiranë, në KZAZ nr. 31/ PS në krye me 9,638 vota nga 47 Qendra Votimi

Zbulohet një “depozitë e fshehtë” ari në Kinë, vlerësohet të jetë sasia më e madhe në planet

Taulant Balla publikon video nga numërimi i votave, PS në avantazh në Tiranë dhe Elbasan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.