Studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e 10, ndërsa kërkojnë nga qeveria uljen e tarifës së studimit, heqjen e tarifës shtesë, përmirësimin e kushteve të konvikteve, etj., ndërsa sot paralajmëruan përshkallëzimin e protestës.
Ata kanë refuzuar mundësinë e një seance plenare të jashtëzakonshme, ndërsa shprehen se ultimatumi i fundit ka përfunduar në orën 16:00, e në të tillë situatë protesta do të përshkallëzohet.
Studentët shprehem se nga nesër kauza do të bëhet kombëtare, ndërsa shtojnë se do të vijojnë në protestë deri në orët e vona.
Në vijim ata u bënë thirrje të gjithë qytetarëve për t’i mbështetur, ndërkoh që këkruan të mos ketë përfshirje të partive.
“Jo përfshirje të partive, nesëri i ftojmë të gjithë në protestë. Nga nesër protesta jonë do të bëhet kombëtare”, – thanë ndër të tjera studentët.
Po ashtu pritet që në mbrëmje studentëve tu bashkohet një grup nga Miloti të cilët janë nisur në këmbë drejt Tiranës.
(B.B/ Faxweb.al)