Qëndresa Qytetare depozitoi sot në Këshillin Bashkiak Tiranë peticionin me 332 firma të studentëve banues në konviktet e Qytetit Studenti. Studentët e lënë pa asnjë komunikim dhe vendim nga
Drejtoria e Qytetit Studenti nëpërmjet këtij peticioni kërkojnë nga Këshilli Bashkiak Tiranë të marrë vendim për anulimin e tarifave të konvikteve. “Prej datës 9 Mars 2020 ne nuk po shfrytëzojmë, përdorin apo të marrin sherbimet për të cilat kanë paguar tarifat e akomodimi sipas kontratës”, u shpreh Tea Zeqaj përfaqësuese e studentëve në Qytetin Studenti.
Ky peticion adreson shqetësimin e rreth 5400 studentëve të lënë pa asnjë komunikim dhe vendim nga Drejtoria e Qytetit Studenti prej datës 9 Mars 2020 kur ky institucion urdhëroi që studentët të largohen nga konviktet për arsye sigurie.
Nëpërmjet këtij peticioni studentët kërkojnë nga Këshilli Bashkiak Tiranë të marrë vendim për anulimin e tarifave të konvikteve, pasi prej datës 9 Mars 2020 studentet nuk po shfrytëzojnë, përdorin apo të marrin shërbimet për të cilat kanë paguar tarifat e akomodimi sipas kontratës për një vit të plotë ose disa muaj pas datës 9 mars.
Nisur nga fakti që, Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 (Qyteti Studenti) është një SH.A në zotërim të plotë të Bashkisë Tiranë dhe nga vendimi i qeverisë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë kombëtarë e cila do të vijojë edhe muajt në vijim dhe bazuar në nenin 19 të ligjit për Vetqeverisjen Vendore, Qëndresa Qytetare inicioi dhe administroi këtë peticion elektronik i cili gjeti mbështetjen e 332 studentëve që e nënshkruan.
Discussion about this post