Studentët nga universitete të ndryshme të vendit në mbledhjen e sotme kanë diskutuar mbi Paktin për Universitetin të prezantuar nga qeveria.
Në përfundim të diskutimeve që kanë bërë, ata kanë konstatuar se “Përgjysmimi i Tarifave të Studentëve duhej bërë në Janar të 2019”, pikë e cila sipas studentëve është plotësuar pjesërisht, për shkak se tarifat janë ulur vetëm për ciklin e Bachelor dhe jo për Masterin siç është kërkuar prej tyre.
Një pikë tjetër që është konstatuar nga studentët ka të bëjë me votën e tyre, pesha e të cilës sipas tyre duhej bërë në Janar të 2019, por deri më tani argumentojnë ata, nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë.
Ata argumentojnë se shkarkimi i Anëtarëve të Bordeve të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme pasi ende sipas studentëve, në disa universitete ata nuk janë shkarkuar.
Sipas deklaratës së bërë publike, studentët shprehen se qeveria ka punuar me paktin por mbi 90% të kërkesave të tyre ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak.
Studentët rikonfirmojnë kërkesat e tyre kryesore:
- Rëzimin e menjëhershëm të Ligjit të Arsimit të Lartë
2. Marrjen me seriozitet të plotësimit të të gjitha kërkesave të tyre.
“Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund kauzës tonë, duke paralajmëruar protesta të tjera sa I përket këtyre pikave por edhe pikave të tjera. Ne do të kërkojmë takim urgjent me Ministren e Arsimit Besa Shahini. Shumë shpejt do të thërrasim një takim mbarëkombëtar për të diskutuar rreth situatës në Universitetet Publike”, thuhet në deklaratën e tyre.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post