Zgjedhja e Aleksandër Vuçiç president ka ngjallur pakënaqësi në rradhët e shumë qytetarëve serbë. Së fundmi, studentët serbë janë ngritur në protestë kundër tij, për të kundërshtuar vendosjen e tij në krye të shtetit.
Ata pretendojnë se ka parregullsi në zgjedhje, përfshirë ryshfetet, frikësimin e votuesve, kufizimin e mediave. Disa kritikë kanë paralajmëruar se një koncentrim i tillë i pushtetit, do të shtynte këtë vend ballkanik përsëri në autokraci.
Protestuesit akuzojnë Vuçiç dhe përkrahësit e tij për korrupsion. Kjo nuk është protesta e parë kundër Presidentit të ri të Serbisë. Disa protesta njëditore janë zhvilluar që pas fitores së tij në zgjedhje.
(XH.A/SHUPLAKA)