03:18 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kulturë

Studentja ekselente e Firences: E ardhmja ime është në Shqipëri

11:01 | 01/12/2016
në Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Studentja ekselente e Firences: E ardhmja ime është në Shqipëri

Numri i studentëve shqiptarë të cilët studiojnë në universitetet ndërkombëtare sa vjen e po rritet. Ajo që vihet re është që një pjesë e tyre shkëlqejnë në këto universitete duke marrë titujt e ekselencës.

Një ndër to është edhe shkodranja, Florida Kosi, që mes shumë të huajsh u diplomua si një studente ekselente në Universitetin e Firences, në Fakultetin e Mjekësisë, dega Ortopedi.

Për profesorët e fakultetit të mjekësisë Florida është një model i denjë për bashkëmoshatarët e saj. Florida Klosi gjithmonë ka qenë një studente ekselente dhe është e vetmja studente shqiptare që e ka fituar këtë universitet me bursë, kur konkurrenca ishte tepër e lartë. “Unë isha me bursë në këtë fakultet dhe fitova provimin e pranimit si e vetmja studente nga një numër i madh konkurrentësh të tjerë nga e gjitha bota, dhe e kujtoj si tani ditën kur pashë veten fituese në listë, çfarë emocioni dhe përgjegjësie të madhe ndjeva”, rrëfen Florida.

Por ajo asnjëherë nuk e harroi vendlindjen e saj dhe shpeshherë ju flet miqve dhe profesorëve në Itali për Shqipërinë, njerëzit, bujarinë e mikpritjen tonë dhe i fton për të vizituar jugun e të shijojnë bregdetin e mrekullueshëm.

Shkodranja Kosi pasi të marrë eksperiencën e duhur në Itali, të ardhmen e saj e sheh në shqipëri. “Universiteti im këtu, iu ofron mundësi punësimi studentëve më të mirë dhe i krijon hapësira të vazhdojnë. Unë dëshiroj si fillim që eksperiencën ta marr në këto spitale, pasi sistemi është funksional në të gjitha dimensionet dhe ka një organizim të jashtëzakonshëm të ekipit mjekësor. Mandej, patjetër, do dëshiroja shumë t’i shërbeja vendit e popullit tim. Shqipëria ka nevojë për trurin, e kontributin e rinisë dhe unë do jem një nga ata që do të kthehen”, tregon ajo.

Ajo këshillon edhe të rinjtë shqiptarë që të lexojnë, sepse vetëm dija mund t’i çojë, atje ku mendojnë se e meritojnë. Sipas saj sot asgjë nuk i mungon brezit tone dhe mundësia e informimit është në çdo moment, libra e biblioteka ka plot, mjafton dëshira për të pasuruar mendjen dhe bërë vet të ardhmen tënde. Ky është fakulteti i dytë që Florida ka mbaruar pasi në universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ të Shkodrës është diplomuar edhe për Fizioterapi, sërish një studente e shkëlqyer. “Ka ende punë për të bërë, jam e kënaqur, por asgjë të jashtëzakonshme nuk kam bërë, pasi si unë ka shumë vajza e djem shqiptarë nëpër botë, që janë shpallur studentët më ekselentë në fusha të caktuara”, u shpreh ajo.

Florida gjithë këtë sukses ja dedikon familjes por për të rruga e suksesit sapo ka filluar. Për të rëndësi ka të kesh një ëndërr dhe të besosh tek ajo.

florida

Etiketa: Florida Kosistudente ekselente
Pas

Presidenti Rus në fjalimin vjetor, vë theksin te rritja demografike e vendit dhe fakti që populli rus duhet të qëndrojë bashkë

Para

Moti i acartë vazhdon, zbuloni edhe sa ditë do na duhet të vishemi trashë kur dalim nga shtëpia

Para
Moti i acartë vazhdon, zbuloni edhe sa ditë do na duhet të vishemi trashë kur dalim nga shtëpia

Moti i acartë vazhdon, zbuloni edhe sa ditë do na duhet të vishemi trashë kur dalim nga shtëpia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.