Një studente nga fshati Pishaj i Gramshit u diagnostikua vetëm një vit më parë me sëmundjen “Stenoze Arteriale Renale”. 17-vjeçarja në pamundësi për t’u kurruar në spitalet shqiptare, familja e saj i kërkoi ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë, e cila bëri të mundur dërgimin e saj në një spital të specializuar në Turqi, shkruan infoelbasani.
Në Stamboll 17-vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes kirugjikale në veshkën e djathtë. Mjekët i vendosëm asaj një unazë në veshkën e djathtë , duke i mundësuar funskionimin normal kësaj veshke. Por nuk kaloi shumë kohë nga kjo ndërhyrje dhe vajzës ju shfaqën prapë probleme me veshkën, këtë herë në krahun e majtë. Diagnoza është sërish e njëjtë dhe kërkohet përsëri ndërhyrje në veshkën e majtë. Por familja e saj e ka të pamundur të mbulojë shpenzimet e këtij operacioni të nevojshëm. E ëma e Denisës, Lefreri Vlashi kërkon ndihmë nga shteti për këtë operacion të dytë të vajzës.
Gjendja shëndetësore e vajzës nga Gramshi është e rënduar. Ajo jeton në konvikt në Elbasan për shkak se ndjek studimet në universitet. Nëna e saj tregon mes lotësh se vajza ka ndërperë dhe marrjen e ilaçeve sepse nuk ka mundësi ekonomike që t’i blej ato. Operacioni i Denisës kushton 18 mijë euro. (J.V/Shuplaka)