Ekspertët të Bankës Shqipërisë kanë bërë një kërkim shkencor për të gjetur ndikimet që jep krimi dhe korrupsioni në aktivitetin e bizneseve.
Analiza merr në konsideratë aktivitetin e ndërmarrjeve në 27 vendet në zhvillim duke përfshire edhe Shqipërinë sipas anketës së BEEPS (Business Environment and Enterprise Performance Survey) .
Rezultatet e këtij hulumtimi treguan ndikimin negativ të krimit në aktivitetin e ndërmarrjeve, por dhe praninë e një marrëdhënieje pozitive midis korrupsionit dhe performancës së firmave.
Ekspertët përdoren të dhëna paneli në nivel firme, të mbledhura nga BEEPS për 27 vende të tranzicionit gjatë viteve 2002, 2005, 2009 dhe 2011. Përveç karakteristikave të firmës, BEEPS gjithashtu mbledh disa informacione të vlefshme të vrojtimit, mbi format e ndryshme të korrupsionit dhe krimit.
“Siç pritej, vlerësimi ynë tregon se firmat private me pronësi të huaj, si dhe firmat e BE-së kanë më shumë gjasa të kenë një ndikim pozitiv në performancën e firmës, por e kundërta ndodh me firmat që janë të privatizuara nga firmat shtetërore”, shprehen ekspertet e BSH ne studimin përkatës..
Përgjatë 6 viteve të fundit BEEPS realizoi anketa në 29 vende në tranzicion në Europë dhe Azi. Në raportin përmbledhës të gjetjeve në të gjitha vendet thuhet se mjedisi i biznesit ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në të gjitha vendet.
Ka disa tipare të përbashkëta mjedisi i biznesit në të gjithë rajonet. Kështu që në Evropën jug-lindore, ku praktikat e konkurrentëve në sektorininformal janë quajtur si një nga tre kufizimet më të mëdha në mjedisin e biznesit në gjashtë nga tetë vendet në këtë Rajon.
Anketimi i BEEPS ka gjetur se, mjedisi i biznesit në vendet në tranzicion ndikohet negativisht nga transporti joeficient, krimi, vjedhja, rregulloret e punës, doganave dhe rregulloret tregtare, licencimi i biznesit dhe vendimet e gjykatave./Monitor