10:47 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

12:11 | 23/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

Personat që kanë vuajtur më gjatë prej COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi – kanë më shumë gjasa të përjetojnë dëmtim të organeve, ka treguar një studim i ri.

Incizimet mjekësore kanë treguar se kësaj kategorie të pacientëve u rriten mundësitë tri herë më shumë që të përballen me anomali në mushkëri, tru dhe veshka.

Hulumtuesit besojnë se ekziston një lidhje me periudhën e gjatë të sëmurjes.

Ka shpresa që ky studim, i publikuar në revistën shkencore Lancet, të ndihmojë në krijimin e trajtimeve më efektive për atë që njihet si “COVID i gjatë”.

Për qëllime të studimit janë analizuar 259 pacientë, të cilët janë sëmurë me koronavirus dhe më pas janë shtrirë në spital.

Pesë muaj pas lëshimit prej spitalit, incizimet kanë treguar se në organet kryesore të tyre janë vërejtur dallime të dukshme, në krahasim me një grup prej 52 personash që nuk janë infektuar asnjëherë me koronavirus.

Dallimi më i madh është vërejtur në mushkëri, ku incizimet kanë treguar 14 herë më shumë mundësi për anomali.

Profesoresha Betty Raman nga Universiteti i Oksfordit, dhe njëra prej hulumtuesve të studimit, ka thënë se është qartë që pacientët me simptoma të “COVID-it të gjatë”, kanë më shumë mundësi të përjetojnë dëmtim të organeve.

“Mosha e pacientit, shkalla e sëmurjes me COVID, si dhe fakti nëse kanë pasur ndonjë sëmundje tjetër, kanë qenë faktorë me rëndësi për identifikuar dëmtim të këtyre organeve të rëndësishme të trupit”, ka thënë ajo.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

REL

Pas

Arrestohet ish-drejtori i burgut të Kosovës në Lushnjë, abuzoi me tenderin për transportin e gardianëve

Para

Gjenden 8 trupa të pajetë në parkun kombëtar në Acapulco të Meksikës

Para
Gjenden 8 trupa të pajetë në parkun kombëtar në Acapulco të Meksikës

Gjenden 8 trupa të pajetë në parkun kombëtar në Acapulco të Meksikës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon me sukses votimi në burgun e grave në Pojske të Pogradecit

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja në zgjedhje

E paprecedentë! Votuese në Tiranë, kandidatja e PD futet në qendrën e votimit në Fier dhe u bën presion komisionerëve

Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier, gjenden vetëm 47

“Do të kemi një ditë të dytë vere!”/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet!

Zgjedhjet parlamentare, voton ministri Gonxhja

Zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

Ndodh për herë të parë në Shqipëri! Nga Ferma VIP te kutia e votimit, Big Basta: Kushdo që të fitojë të bëjë më të mirën për shqiptarët

Të dënuarit votojnë në burgun e Fushë Krujës! Përjashtohen nga e drejta e votës 56 të dënuar

Dyshim për blerje votash në Kukës/ Arrestohet 27-vjecari, i sekuestrohen euro e lekë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.