16:17 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Studimi/ Këto janë tre qarqet më ‘dembelë’ në Shqipëri

12:59 | 01/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Studimi/ Këto janë tre qarqet më ‘dembelë’ në Shqipëri

Lezha, Dibra, Durrësi dhe Tirana kanë shkallën më të lartë të popullsisë në moshë pune, por që nuk janë të aktivizuar në tregun e punës.

Ata që nuk preferojnë të përfshihen në tregun e punës, zakonisht janë ajo pjesë e popullsisë që ndjek studimet, gra që rrisin fëmijët apo pensionistë të parakohshëm. Por në këtë grup përfshihen gjithashtu edhe punonjës që punojnë në të zezë.

Në disa qarqe kjo kategori është më e lartë se në qarqe të tjera dhe në disa të tjera shumë më e ulët. Në Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Kukës shkalla e popullsisë jo aktive në tregun e punës është në një masë më të ulët. Në Berat vetëm 28 % e popullsisë në grupmoshën 15-65 vjeç nuk është në kërkim të një punë, ndërsa në të kundërt në Lezhë më shumë se gjysma e popullsisë në moshë pune nuk ishin në kërkim të një punë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Gjithashtu 47.6 për qind e dibranëve dhe 44.7 për qind e durrsakëve nuk ishin në kërkim të një punë në tremujorin e tretë.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, 17,3 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,3 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 11,5 % në paaftësi të përhershme.

Sipas praktikave ndërkombëtare popullsia ekonomikisht joaktive përbëhet nga tri kategori individësh, ato me punësim të fshehur; individët pjesërisht të lidhur me forcën e punës (në të cilën përfshihen dhe punonjësit e dekurajuar) dhe individët ekonomikisht joaktivë.

Popullsia ekonomikisht joaktive, në rastin e Shqipërisë përbën një pjesë të konsiderueshme të individëve në moshë pune. Tek të dhënat për popullsinë ekonomikisht joaktive spikasin nivelet disproporcionalisht të larta të pranisë së femrave dhe të rinjve.

Rreth 65% e kësaj popullsie janë femra, dhe 56% janë të rinj të moshës 15-29 vjeç (për krahasim, kujtojmë që në popullsinë në moshë pune të rinjtë përbëjnë vetëm 37%). Përqendrimi në këto përmasa i të rinjve në popullsinë ekonomikisht joaktive ndodh për shkak se shumica e tyre arsimohen dhe si rrjedhojë, përfshihen në forcën e punës pas jetës akademike.

Popullsia ekonomikisht joaktive në Shqipëri përfshin një masë të konsiderueshme individësh të prirur për punësim, të cilët, pavarësisht se nuk kategorizohen dhe nuk raportohen si të papunë, janë tepër të predispozuar për të filluar punë sapo mundësitë të jepen. Tek ky segment individësh, më së shumti, përfshihen ata të cilëve literatura aktuale e ekonomisë së punës u referohet si “pjesërisht të lidhur me forcën e punës”. /Monitor

Pas

​Nga flakët e Notre-Dame te saga Brexit e shkarkimi i Trump, bota në vitin 2019

Para

E paprecedentë në RTSH, transmeton muzikë serbe natën e ndërrimit të viteve

Para
E paprecedentë në RTSH, transmeton muzikë serbe natën e ndërrimit të viteve

E paprecedentë në RTSH, transmeton muzikë serbe natën e ndërrimit të viteve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.