17:22 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Teknologji & Kuriozitete

Studimi: Kompjuterat dhe interneti në klasë dëmtojnë procesin mësimor

20:31 | 16/12/2016
në Teknologji & Kuriozitete
0
Studimi: Kompjuterat dhe interneti në klasë dëmtojnë procesin mësimor

Interneti do ta çonte arsimin dhe marrjen e dijes në një stad tjetër, të paarritur më parë. Ky ishte premtimi që shoqëroi në fillim masivizimin e internetit. Por një studim i ri tregon se prezenca e internetit në klasë shoqërohet me rezultate më të ulëta në provime.

Shkencëtarët e Universitetit Shtetëror në Michigan kanë botuar një studim të ri në revistën “Psychological Science”, ku thonë se u vërejtën nota më të ulëta dhe rezultate më të dobëta në provime edhe në rastet e nxënësve më të zgjuar e më punëtorë.

Në kuadër të studimit, shkencëtarët analizuan kohën që shpenzonin 127 nxënës në kompiuter gjatë një klase elementare psikologjie. Ata arritën në përfundimin se mesatarisht nxënësit shpenzuan 37 minuta në kompiuter duke u marrë me gjëra që s’kishin lidhje me materialin mësimor si për shembull kontrollonin emailin, llogaritë e tyre në median sociale, blenin gjëra përmes internetit apo shihnin video.

Gjatë orëve të mësimit për të 15 seancave që përfshiheshin në kurs, 83 vetë nga grupi i nxënësve në eksperiment shpenzuan më shumë se gjysmën e kohës duke vizituar faqe të ndryshme interneti. Shkencëtarët zbuluan se koha e shpenzuar në internet ishte një faktor i rëndësishëm në rezultatin që merrnin nxënësit në këtë lëndë.

“Ndikimi negativ që ka përdorimi i internetit për aktivitete që nuk lidhen me mësimin na bën të vëmë në pikëpyetje praktikat që nxisin nxënësit të sjellin kompiuterat personalë në klasë, kur në fakt kompiuteri nuk i shërben mësimit,” thotë Susan Ravizza, asistente pedagoge e psikologjisë dhe kryesuesja e studimit.

Edhe në rastet kur nxënësit e përdorin kompiuterin për aktivitete që lidhen me mësimin, shkencëtarët zbuluan se nuk ndihmonte në përmirësimin e rezultateve.

“Ky kurs nuk kishte detyra që duheshin përmbushur duke përdorur internetin, pra aktiviteti në internet që cilësohej si “i lidhur me mësimin” përgjithësisht kishte të bënte me hapjen e dokumentave dixhitalë ku ishin regjistruar instruksione për leksionet që ndihmonin për të mbajtur shënime apo për të ndjekur lëndën,” thotë Ravizza.

Ajo shton se mbajtja e shënimeve përmes kompiuterit ka rezultuar nga studime të mëparshme si më pak e efektshme se mbajtja e shënimeve me dorë. “Kur nxënësit hapin kompiuterin, vetvetiu tërhiqen nga aktivitete të tjera që s’kanë lidhje me mësimin”.

Sipas saj, pas këtij studimi, sa herë sheh nxënës që kanë marrë me vete kompiuterin, u thotë të ulen në fund të klasës, që të mos shpërdëndrojnë vëmendjen e të tjerëve. /VOA

Etiketa: internetklasekompjutermichigan
Pas

Këngëtarja Dua Lipa ka një mesazh dhe lutje për Aleppon (FOTO)

Para

Euro bie në nivelin më të ulët në 7 vjet, mund të ketë ndikuar dhe shitja e kannabisit

Para
Euro bie në nivelin më të ulët në 7 vjet, mund të ketë ndikuar dhe shitja e kannabisit

Euro bie në nivelin më të ulët në 7 vjet, mund të ketë ndikuar dhe shitja e kannabisit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.