02:55 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Studimi shkencor: Sa më të dhunshëm fëmijët, aq më shumë probleme shëndetësore në të ardhmen

14:18 | 16/01/2018
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Studimi shkencor: Sa më të dhunshëm fëmijët, aq më shumë probleme shëndetësore në të ardhmen

Një studim i ri nga Universiteti i Virginias ka zbuluar se mënyra se si fëmijët i përballojnë konfliktet që ata ndeshin gjatë përditshmërisë së tyre, mund të ketë një impakt afatgjatë në shëndetin e tyre.

Të dhënat nga studimi tregojnë se fëmijët që kanë konflikte konstante të dhunshme me moshatarët e tyre kanë më shumë mundësi të vuajnë nga një sërë problemesh shëndetësore kur të rriten, në të cilat përfshihen plakja e parakohshme dhe artriti.

Studimi me emrin “ Trupi mban mend” vëzhgoi gjakun e disa të rinjve për të matur nivelet e një proteine të quajtur interleukin-6, e cila është e lidhur me disa sëmundje ku përfshihet dhe kanceri, tumori, artriti dhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

Ata zbuluan se të rinjtë që kishin patur një fëmijëri të mbushur me konflikte sociale dhe i kishin zgjidhur ato me gjaknxehtësi dhe dhunë kishin një nivel shumë më të lartë të kësaj proteine.

Është e lehtë për prindërit të mendojnë se problemet e fëmijëve në adoleshencë janë të përkohshme dhe nuk kanë rëndësi por ky studim tregon të kundërtën pasi këto probleme do të lënë pasojat e tyre në të ardhmen në shëndetin e fëmijëve. Dhe mënyra se si ata i zgjidhin këto probleme ka një impakt të madh tek ta.

Për të zhvilluar këtë studim, shkencëtarët folën me 127 gjimnazistë në vitin 1988 dhe i pyetën se si ata i menaxhonin konfliktet me bashkëmoshatarët e tyre. Ata gjithashtu i vëzhguan ata për të parë mënyrën se si ata ndërvepronin me shokët e tyre. Skuadra e shkencëtarëve vazhdoi të ndiqte studentët përgjatë viteve derisa ata mbushën 28 vjeç.

Rezultatet nga analizat e tyre të gjakut treguan se studentët që i zgjidhnin konfliktet me dhunë e gjaknxehtësi kishin nivele më të larta të proteinës interleukin-6 se studentët që i zgjidhnin problemet me qetësi ose u shmangeshin atyre.

Sipas studimit prindërit nuk duhet të anashkalojnë problemet që fëmijët kanë me bashkëmoshatarët e tyre. Pasi edhe pse mund të duken si probleme të vogla, ato do të ndikojnë shumë në shëndetin e fëmijëve, ndoshta edhe për të gjithë pjesën tjetër të jetës së tyre/ pernenat.al

Etiketa: femije
Pas

Ristani: Nuk po bëhet Veting në Policinë e Shtetit, Xhafaj po bën propagandë

Para

Grabitja e bankës tek Hipoteka, arrestohet punonjësi i sigurisë

Para
Grabitje te ”Hipoteka” në Tiranë, autorët me ”BMV” dhe armë

Grabitja e bankës tek Hipoteka, arrestohet punonjësi i sigurisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.