Kreu i grupit parlamentar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Petrit Vasli, me anë të një shkrimi në rrjetet sociale shkruan se “rendi publik po përjeton ditë të errta mosfunksionimi në terren, humbje të betejes dhe nënshtrim ndaj trafiqeve e krimit të organizuar si dhe humbjen e plotë të besimit të qytetarëve.”
“Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë.
Shqiperia eshte e fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët.”
Sipas Vasilit vetëm qeveria dhe disa OJF të shplara janë të lumtura për situaten dhe të dyja sëbashku gënjejne pa u lodhur, ndërsa vendi rreshqet e rreshqet rrezikshëm drejt pasigurisë së rënde kombëtare.
Postimi i plotë
Ligji dhe rendi me keq se kurre ne Shqiperi, vetem qeveria eshte e lumtur.
Cdokush ne Shqiperi e ndjen dhe e provon perdite mungesen e ligjit dhe zbatimin e njeanshem, preferencial dhe penalizues te tij.
Kjo i ka bere qytetaret dhe bizneset me te pasigurte se asnjehere.
Rendi publik po perjeton dite te errta mosfunksionimi ne terren, humbje te betejes dhe nenshtrim ndaj trafiqeve e krimit te organizuar si dhe humbjen e plote te besimit te qytetareve.
Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë.
Shqiperia eshte e fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët.
Vetem qeveria dhe disa OJF te shplara jane te lumtura per situaten dhe te dyja sebashku genjejne pa u lodhur, ndersa vendi rreshqet e rreshqet rrezikshem drejt pasigurise se rende kombetare.
Tani pritet si gjithmone ndonje video idiote koreanoveriore e kryeministrit, qe tregon lumturine e madhe qe nuk ekziston dhe ca shifra statistikash te shkruara nen eksitimin narkotik te gjumit te vapes.