Një shpërthim katastrofik i një supervullkani mund të ndikojë drastikisht klimën e Tokës dhe ka gjasa të sjellë një “dimër vullkanik”, ka treguar një studim i ri.
Ekspertët në Universitetin Curtin në Australi studiuan Lumin indonezian Toba, shtëpi e supervullkanit Toba Caldera, ku ndër të tjera zbuluan që supervullkanët janë aktiv dhe shumë të rrezikshëm me mijëra vite pas shpërthimit.
Ata zbuluan se duke filluar nga 5000 deri në 13,000 vite pas shpërthimit magma vazhdon ende të dalë jashtë gropës vullkanike, edhe nëse më përpara brendësia e magmës ka shpërthyer bashkë me vullkanin.
Studiuesit u bazuan tek mbetjet minerale nga shpërthimi, të cilat i ndihmuan për të kuptuar kohën e ngjarjes dhe gjithashtu gazrat e lëshuara si heliumi dhe argon të mbetura në gurat vullkanik.
Duke u bazuar në këto të dhëna, mund të jenë lëshuar miliarda ton sulfur dioksdi dhe që mund të kenë ulur temperaturën globale në 59 gradë për vitet në vazhdim.
Këto të dhëna të reja kontradiktojnë njohuritë e deri më tanishme për studimin e vullkanëve.
Të dhënat mund të implikohen dhe për 20 supervullkanët e tjerë në Tokë, siç është ai më i studiuari në “Parkun Nacional Yellowstone”.
Duke ditur kur dhe si ndodh magma shpërthyese, në çfarë gjendje ndodhet para dhe pas është kritike për mënyrën e studimit dhe për të kuptuar supervullkanët.