17:41 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Studiuesi Kastriot Dervishi publikon bisedën me ish-bashkëpunëtorin e Sigurimit (FOTO)

23:54 | 12/12/2016
në Aktualitet, Flash
0
I PËRGJIGJEM RUDINA XHUNGËS, PASKAL MILOS DHE PËLLUMB XHUFIT

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastrioti Dervishi, ka publikuar një bisedë me një ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Sipas Dervishit, ai jeton sot në SHBA, një shtet që e urrente kur punonte për regjimin e Enver Hoxhës.

“Me sa kuptova, ish operativi i devotshëm i diktaturës jeton në SHBA, pikërisht në shtetin që ka sharë e mallkuar gjatë gjithë jetës së tij si persekutor. Duke harruar porositë e partisë dhe shokut Enver, shoku Kristaq e kishte amerikanizuar emrin e tij, ndërsa shkollën e Saukut e zëvendësonte me një kurs amerikan”, shkruan ndër të tjera studiuesi Dervishi.

 

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit:
 
Një përgjigje të hapur persekutorit Kristaq Pleqi

Këto ditë, gjatë një “remonti elektronik”, vura re se krahas shumë mesazheve anonime, në rraqet e postës sime elektronike të fb ndodhej një mesazh i palexuar, i shkruar nga ish punëtori operativ të Sigurimit të Shtetit, Kristaq Pleqi, të cilin po e bashkëlidh.

Pleqi ishte i shqetësuar se nuk isha “emëruar” historian nga partia e tij dhe me këtë rast po shfrynte dufin në rrjetin social. Po i kthej një përgjigje publike Pleqit, emrin e të cilit besoj se e njohin shumë mirë të përndjekurit politikë që kanë pasur “fatin” të jetojnë në Lushnjë, por edhe në zona të tjera ku Pleqi pati mundësinë të lëshojë ligësinë e tij.
Me sa kuptova, ish operativi i devotshëm i diktaturës jeton në SHBA, pikërisht në shtetin që ka sharë e mallkuar gjatë gjithë jetës së tij si persekutor. Duke harruar porositë e partisë dhe shokut Enver, shoku Kristaq e kishte amerikanizuar emrin e tij, ndërsa shkollën e Saukut e zëvendësonte me një kurs amerikan. Emrin e tij si persekutor e kam lexuar në qindra dokumente.

E kam njohur si punëtor të devotshëm partie i specializuar për të “kontrolluar, përpunuar dhe goditur armikun e klasës”. Pleqi (është nga Voskopoja e Korçës, i datëlindjes 17.2.1953), për shumë vite ka shërbyer si punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit, sidomos në Rrethin e Lushnjës (fshatrat Gradishtë, Plug, Savër, Gjazë, Grabian dhe Rrapëz), duke vigjiluar e treguar përkushtim komunist mbi të përndjekurit politikë.

Ndërsa jeta ime e deritashme është e kaluar me mijëra orë në biblioteka e arkiva, jeta e Kristaq Pleqit është e kaluar duke u bërë keq njerëzve. Kristaqi ruante të internuarit të mos kalonin zonën e banimit që ishte zakonisht ndonjë vijë kanali apo shenjë mullari. Kristaqi dhe shokët e tij ndiqnin të lindurit në internim “si agjentë të zbulimit italian”, “zbulimit grek” apo “zbulimit amerikan”.

Gjithë puna e Kristaqit dhe shokëve të tij konsistonte në nxirjen sa më shumë të jetës së personave që ishin të internuar apo të përcaktuar si “armiq të klasës”. Këta përdornin lloj-lloj mjetesh e presionesh dhe e quanin trimëri të madh kur në kushte të tilla rekrutonin “me material shtrëngues”, ndonjërin prej tyre.

Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që i kam shkaktuar trazim emocional Pleqit dhe uroj që të mos vijë kurrë dita të më lavdërojnë persekutorët.

 

sms

Etiketa: arkividervishifotoish-bashkepunetorsigurimi i shtetit
Pas

Cana e “bën” boshnjakun të flasë shqip (FOTO)

Para

A mund t’i konsumojmë bananet kur krijojnë pika të zeza?

Para
A mund t’i konsumojmë bananet kur krijojnë pika të zeza?

A mund t’i konsumojmë bananet kur krijojnë pika të zeza?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Asnjë shqiptar në listë, Maqedonia e Veriut shpërblen me pension disa sportistë

Matura/ Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës! Nota mesatare 7.8

Konferenca/ Krerët e Doganave nga Ballkani dhe vendet e BE-së takohen në Tiranë! Dalin me deklaratë të përbashkët: Angazhim për lehtësi doganore

Pamje të reja nga rrëzimi i avionit në Indi, ngrihet mirë por pastaj diçka nuk ka funksionuar…

Zelensky: Rusia synon të pushtojë Odesan dhe të kërcënojë Moldavinë e Rumaninë

Irlanda e Veriut zhytet në kaos, protestat kundër emigrantëve degjenerojnë në dhunë, flakë e shkatërrime

Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë, kush ishin të pranishmit

Lia e majmunit në Shqipëri, si u zbulua 31-vjeçari i prekur, shenjat dhe trajtimi i tij

Tragjedia në Indi/ Presidenti Begaj: Të trishtuar, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit

Tre vajza adoleshente sulmojnë brutalisht një 75-vjeçar në Britani dhe regjistrojnë momentin me celular

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.