16:34 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Studiuesja Alda Bardhyli: Marrëdhënia e Kadaresë me regjimin dhe arsyet pse nuk vlerësohet me ‘Nobel’

17:00 | 28/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Studiuesja Alda Bardhyli: Marrëdhënia e Kadaresë me regjimin dhe arsyet pse nuk vlerësohet me ‘Nobel’

Studiuesja e Letërsisë, Alda Bardhyli ishte e ftuar në studion e lajmeve të Fax News ndërsa temë e bisedës me gazetarin, Enea Meksi ishte 84-vjetori i lindjes së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare.

Bardhyli tha se Kadare është prej kohësh pretendent për çmimin Nobel në Letërsi por që sipas saj, kjo nuk fitimi i tij nuk personifikon vlerën e veprës së tij.

Gjatë bisedës, studiesja foli edhe për arsyet që e kanë bërë të pamundur marrjen e këtij çmimi nga shkrimtari, përkthimin e veprave të tij në mbi 50 gjuhë të ndryshme, apo marrëdnëien e tij me sistemin komunist.

“Sot u mbajt një aktivitet me njerëz të letërsisë, karakterit akademik etj që u bënë bashkë duke folur për veprat e Kadaresë dhe kontributit tij në letërsinë shqiptare.

Jo vetëm Kadare por edhe shkrimtarë të mëdhenj të përmasave të tij, pavarësisht se janë nominuar për vite me radhë, ende nuk e kanë marrë çmimin NOBEL. Me të vërtetë është një çmim i rëndësishëm, por nuk e provon kjo përmasën e një shkrimtari. Është propozuar nga një sërë organizatash dhe shoqatash emri i tij për çmimin NOBEL dhe uroj që pse jo ky të jetë viti”, tha studiuesja.

Pjesë nga biseda:

Pse nuk ka qenë Kadare por dikush tjetër që e ka marrë atë çmim?

Bardhyli: Sa herë diskutohet rreth këtyre çmimeve të mëdha të letërsisë, njerëzit më me autoritet në këtë fushë e shikojnë Kadarenë si një potencial i mundshëm për ta fituar. Akademia Suedeze është shumë hermetike në dhënien e çmimeve si dhe në arsyet pse ende nuk ka vendosur ti jepet Kadaresë ky çmim.

Kadare është përkthyer në më shumë se 5 gjuhë të botës, është botuar së fundmi edhe libri i tij i fundit në anglisht. Është fat që përmes këtyre përkthimeve është përçuar në botë vlera e trashëgimisë tonë kulturore. Mendoj se duhet të ketë një ndarje mes shkrimtarit dhe temës. Mjafton të kujtojmë se “Kamarja e turpit” kur komunizmi ishte në kohët më të errëta, dhe raporti i tij me sistemin nuk ishte më i miri, është një libër që në 2005 u klasifikua si libri më i bukur që konkuron në letërsinë bashkëkohore. Nuk ka një vepër skematike, por të çliruar që ka magjinë e letërsisë që e ka bërë të ketë lexues në çdo kohë.

Është cituar shpesh se Kadare ka pasur një afrimitet me regjimin komunist, mos ishte Kadare disi i ‘përkëdhelur’?

Bardhyli: Unë jam marrë me veprën e Kadaresë. Peter Morgan thotë se do të ishte gabim që jo vetëm Kadareja por edhe çdo shkrimtar tjetër që ka jetuar këtë sistem, nuk duhet gjykuar për shkak të dogmave dhe rregullave. Nuk mendoj se ka qenë një shkrimtar i përkëdhelur nga regjimi. Jo shumë pak herë Kadare ka qenë në probleme jo pak serioze me sistemin.

Çfarë duhet të plotësojnë shkrimtarët e mëdhenj për ta fituar çmimin Nobel?

Bardhyli: Letërsia e shkruar në këtë periudhë është shumë më ndryshe nga sa atëherë kur e shkruante Sartri apo Heminguei. Letërsia vazhdon të jetë diçka serioze për të gjithë ata që meren me të. Janë vlerat letrare dhe ato çfarë unifikon letërsia në tërësi për tu klasifikuar si pretendent për çmime.

A identifikohemi ne me Kadarenë në botë?

Bardhyli: Ne identifikohemi me Kadarenë, jo vetëm si kandidat për NOBEL, por edhe se është anëtar i një sërë akademish në shtete të ndryshme. Ai vetëm së fundmi u vlerësua me titullin më të lartë shtetëror nga Presidenti francez.

A është Kadare i vetmi pretendent për çmime të tilla dhe a pritet të ketë emra të tjerë në të ardhmen që pretendojnë nivele të tilla nga Letërsia Shqipe?

Bardhyli: Ne duhet të punojmë më shumë me përkthimin e Letërsisë Ghqipe në gjuhë të tjera, ne nuk kemi përkthyer letërsia as në gjuhët e rajonit që do të na shërbente për të na çuar jo vetëm si pretendent për çmime NOBEL por edhe çmime të tjera.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Ndalu Beg se ka hendek”, Alfred Trebicka “shigjeton” Ermal Mamaqin dhe Bes Kallakun: Sharlatanë të kinemasë. Janë përhapur si viruse të frikshme

Para

(VIDEO) Familja hap dyert e mortit/ Kush është viktima që u godit me sëpatë në Korçë

Para
(VIDEO) Familja hap dyert e mortit/ Kush është viktima që u godit me sëpatë në Korçë

(VIDEO) Familja hap dyert e mortit/ Kush është viktima që u godit me sëpatë në Korçë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dekreti i ri i Putinit: Të huajt rekrutohen në ushtrinë dhe inteligjencën ruse

Gjykata më e lartë për të drejtat e njeriut shpall Rusinë fajtore për mizori në Ukrainë

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e PE: Mbështetje për rrugën evropiane të Shqipërisë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gjergj Cukalin dhe grupin kriminal

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Sanxhak, 62-vjeçari denoncon largimin e të fejuarës së djalit të tij

Turist francez lëndohet në Ksamil, pronarët e Jet Ski-ve në hetim

Papa Leone falënderon Fortlumturinë Joani për pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit

Mamurras: 38-vjeçari humb jetën gjatë punës në gurore

Pas kërkesës së Ramës, pezull zbatimi i aksionit për lirimin e hapësirave në Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.