Programi i lotarisë amerikane është një mënyrë që iu ofrohet shtetasve të huaj, për të ardhur si emigrantë në SHBA, duke u dhënë të drejtën të punojnë e jetojnë në mënyrë të përhershme në këtë vend së bashku me familjet e tyre
Aplikimet për “ëndërrën amerikane” ka nisur që prej 3 tetorit, ku dhe ka patur një “stuhi” aplikimesh nga shtetasit shqiptar aq sa umri i lartë i aplikantëve në faqen e internetit që ofrohet nga Departamenti i Shtetit, ka sjellë probleme me serverat që gjenden në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë ende nuk dihet për sa kohë do të zgjasë ky bllokim.
Gjatë periudhës së regjistrimit applikantët do të kenë akses për formularin, Form (E-DV), në adresën www.dvlottery.state.gov. “Aplikantëve u sugjerohet që të mos presin deri ditën e fundit”, kështu thuhej në njoftimin e ambasadës amerikane, duke paralajmëruar diçka të tillë.
Por aq që ndodh është së nuk është java e fundit, por veç java e e parë dhe serverat e lotarisë Amerikane janë prishur. (S.SH/Shuplaka)