Një pilot ukrainas ka rritur të shpëojë 127 pasagjerë të cilët do të zbresin në aeroportin Ataturk të Stambollit.
Me qetësi ai ka arritur të bëjë zbritje emergjence në tokë, në mes të një stuhie në një lartësi shumë të madhe, me kokrra breshëri.
Ndërkohë dëmet e avionit janë të dukshme në pjesën e përparme të mjetit. Breshëri ka arritur të shkatërroje pjesën e qelqtë të avionit dhe piloti ka bërë zbritjen në tokë si i verbër.
Stuhia ka nisur dhjetë minuta pasi avioni ishte ngritur nga Qipro. Pasi arriti lartësinë 1300 metra, kokrrat e breshërit kanë thyer xhamat e kabinës, duke i penguar në këtë mënyrë shikimin pilotit.
I gjithe ekuipazhi është duartrokitur dhe pilotët e avionëve të tjerë janë ngjitur në bord për ti shtrënguar dorën pilotit, që ka bërë një mrekulli. Po ashtu presidenti ukrainas Poroshenko i ka dhënë pilotit medaljen e kurajës: “Ishte e vështirë, por gjëja kryesore është që të gjithë shpëtuam” u shpreh piloti.
(S.SH/Shuplaka)