Moti i keq ka lenë pa energji elektrike 80% të fshatrave dhe vetë qytetin e Lezhës prej pakë orësh.
Mësohet se qyteti i Lezhës dhe fshatrat Zejmen, Gjadër, Kallmet zona e Hidrovorit, ishulli Lezha dhe ishull Shëngjin, prej pak orësh janë në errësirë të plotë.
Bëhet me dije se shkak është bërë një stuhi e cila ka përfshirë rajonin e Lezhës.
Punonjësit e OSHEE-së në Lezhë ndodhen në terren për të gjetur defektin dhe rikthimin e energjisë.
(E.V/Faxweb.al)