Stuhi dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë qytetin bregdetar të Durrësit paraditen e sotme. Mësohet se si pasojë e stuhisë së fortë janë dëmtuar tendat dhe pemët e qytetit.
Moti i keq në këtë fillim jave Shkurti ka shkaktuar pezullimin e lundrimeve për sektorin e ngarkim-shkarkimit në Durrës, si dhe vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëe.
Pak orë më parë u bë me dije se kushtet e këqija të motit ishin bërë shkak për pezullimin e lundrimeve në portin e Vlorës. Tragetet e linjës Vlorë-Brindisi dolën në radë si pasojë e dallgëve, ndërsa anijet e peshkimit pezulluan punën deri në përmirësimin e motit. (XH.A/SHUPLAKA)