Shënohet viktima e parë në New York nga stuhia dimërore që ka mbushur vendim me 43 centimetra borë. Viktima kishte humbur kontrollin e automjetit të tij e është përplasur me një kamion që vinte përballe.
Shoferi i kamionit ka shpëtuar nga incidenti vetëm me disa lëndime të lehta. Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur rrugët në Pensilvani. Ekspertët paralajmërojnë për një përkeqësim të mundshëm të motit javën që vjen duke nisur nga dita e martë.