Një prej stuhive më të fuqishme karakterizuar nga shira të dendur, përmbytje masive, kanë shënjestruar Kaliforninë në SHBA. Për pasojë, 150 mijë banesa kanë mbetur pa energji, makinat janë përpirë nga gropat e hapura në rrugë, mbi 300 fluturime janë pezulluar në aeroportin ndërkombëtar dhe rrugët kryesore u mbyllën.
Katër persona raportohet të kenë humbur jetën deri tani. Një burrë humbi jetën pas rrëzimit të një pemë që shkaktoi rënien e një kabulli elektrik mbi makinën e tij në Oaks, Los Angeles. Një i dytë u gjet i mbytur brenda automjetit, ndërsa 2 të tjerë u vranë në aksidente rrugore të shkaktuara nga moti i keq në San Diego.
Ekipet e shpëtimit të zjarrfikësve njoftua se kishin ndërhyrë për shpëtimin e të paktën 15 personave të bllokuar mes furisë së ujit. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1164″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]