Sipas medieve ndërkombëtare, të paktën 4 persona kanë ndërruar jetë si rezultat i rënies së pemëve në rrugë për shkak të erës, e cila frynte me një shpejtësi shumë të madhe.
Sakaq, për shkak të kushteve të këqija, autoritetet e aeroportit në “Schiphol” të Amsterdamit kanë mbyllur fluturimet.Holanda kishte goditjen më të madhe nga stuhia e dimrit, ndërsa ishte goditja e dytë për këtë shtet brenda muajit. Rajoni u godit nga erërat e forta, ndërsa në shumë qytete shkaktoi probleme të mëdha, shkruan Daily Mail.
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga shpërndarësit më të mëdhenj të udhëtimit të kontinentit, u detyrua të anulonte të gjitha fluturimet, pasi era lëvizte me shpejtësi 86 milje në orë. Nga kjo situatë u pezulluan mbi 200 fluturime.
Dy burra holandezë, në moshën 62 vjeçare gjetën vdekje, pasi u përplasën nga pemët që shkuleshin nga vendi dhe përfundonin në lëvizje të lirë në rrugë. Ndërkohë tragjike ishte dhe për një grua, e cila teksa po drejtonte makinën e saj, është përplasur nga pemët dhe për pasojë ka humbur jetën.Viktima e katërt ishte një burrë 59-vjeç, i cili gjeti vdekjen në qytetin gjerman të Emmerich, pranë kufirit holandez.
Në këtë video duken qartë ku njerëzit gllabërohen nga era, ndërsa zhvendosen si të ishin qese plastmasi, pasi fuqia e erërave ishte shumë e madhe. Momente të frikshme shikohen se si një kamion rrëzohet në autostradë, por edhe një çati e cila është shkatërruar për shkak të stuhive në këtë rajon.
(B.H/Faxweb)