Tranformatorët e fshatrave Gajush dhe Pllane janë djegur gjatë natës si pasojë e erëra të fuqishme që përfshinë gjatë natës rrethin e Lezhës. Banorët e fshatrave të këtij rrethi kanë mbetur që mbrëmë pa energji elektrike.
Siç raportojnë burime për Fax News askush nuk ka ndërhyrë në këto zona për riparimin e transformatorëve. Brenda vitit ky është rasti i katërt që digjet transformatori ndërsa pa energji elektrike kanë mbetur të paktën 400 familje të fshatit Pllane si dhe pompat që furnizojnë këto familje me ujë. Ky fenomen ndodh sa herë që ka stuhi dhe erëra të fuqishme.
Discussion about this post