22:44 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Stuhia “Elsa” dhe “Fabian” lënë pas 8 të vdekur në Europën Jugore

08:34 | 23/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Stuhia “Elsa” dhe “Fabian” lënë pas 8 të vdekur në Europën Jugore

Numri i vdekjeve nga stuhitë e forta në Spanjë, Portugali dhe Francë është rritur në tetë, ndërsa rajoni të dielën (22.12) u përfshi nga erëra të fuqishme të shoqëruara me përmbytje.

Në Spanjën jugore trupi i një personi që humbi jetën nga rrëshqitjet e tokës të premten (20.12) u gjet në provincën e Huelva dhe një i dytë vdiq kur lumi i dalë nga shtrati rrëmbeu makinën e tij të shtunën (21.12). Një grua nga Koreja e Jugut humbi jetën të shtunën në Madrid pasi i ranë copa muresh nga një ndërtesë e prishur prej stuhisë.

Kjo e rriti në tetë numrin e viktimave nga stuhia Elsa që ka nisur qysh të mërkurën (18.12) në rajonin jugor të Europës. Gjashtë të vdekur ka pasur vetëm në Spanjë dhe dy në Portugali.

Teksa Elsa ra, stuhia Fabian përfshiu nga Atlantiku Portugalinë, Spanjën veriore dhe Francën perëndimore të shtunën (20.12) kur era arriti shpejtësinë 170 kilometra në orë dhe duke shkaktuar reshje të rrëmbyeshme.

Shërbimi sinoptik në Spanjë ka dhënë sinjalin e rrezikshmërisë për të gjithë bregdetin verior dhe pjesët qendrore të vendit deri të hënën (23.12).

Shërbimi i sinoptik në Francë e vuri në alarm bregdetin perëndimor të dielën, megjithëse intensiteti i stuhisë ishte parashikuar të zbehej në krahasim me një ditë më parë. Shira të fuqishme dhe stuhi ere priten në pjesën më të madhe të vendit.

E gjithë zona e përfshirë prej stuhisë dhe reshjeve që kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati është prekur nga bllokimi i energjisë si pasojë e dëmtimit të linjave të energjisë si dhe pezullimi i qarkullimit hekurudhor e ajror tani në prag të Krishtlindjes. Mbi njëqind mijë njerëz në të tre vendet kanë mbetur pa energji./DW

Pas

Brenda ‘Bishës’, rezistente edhe ndaj bombave: Makina presidenciale e Donald Trump

Para

Kush fiton nga Mini Shengeni: Shqipëria ka bilanc tregtar pozitiv vetëm me Kosovën, deficit të thellë 120 mln euro me Serbinë

Para
Avokati nxjerr bllof “takimin e diktatorëve të ballkanit”: MiniShengenin Ballkanik është një retorikë, kërkon me se s’bën autorizimin e presidentit

Kush fiton nga Mini Shengeni: Shqipëria ka bilanc tregtar pozitiv vetëm me Kosovën, deficit të thellë 120 mln euro me Serbinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.