Një stuhi e fuqishme, më e madhja ndonjëherë, pritet të godasë këtë pasdite Britaninë e Madhe.
Autoritetet kanë ngritur alarmin për kujdesin e shtuar që duhet të tregojnë të gjithë, ndërsa janë anuluar qindra fluturime.
Kjo stuhi do të jetë edhe më e fortë se “Ciara”, ndërsa metereologët e kanë quajtur si një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruar ndonjëherë në Atlantikun e Veriut.
Më shumë se 40 mijë pasagjerë janë prekur nga anulimi i fluturimeve, hyrje dhe dalje nga Britania e Madhe.
Parashikimet për dëmet më të mëdha që mund të shkaktojë kjo stuhi, priten në qytetet të cilat morën goditje të fortë nga stuhia “Ciara”, pak ditë më parë.
Discussion about this post