00:20 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Stuhia që po vjen

09:45 | 13/03/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Sport, Te Gjitha
0
Para ‘Rilindjes’ edhe Escobari po duket diletant

Nga Klodian Tomorri 

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i të punësuarve në ekonomi u ul me 17 mijë vetë. Pra 17 mijë shqiptarë, që deri dje kishin një rrogë tani nuk e kanë më sepse kanë humbur punën e tyre.

Sipas INSTAT, rënia më e madhe e numrit të të punësuarve ka ardhur nga sektori privat jobujqësor, ndërsa pjesa tjetër i përket bujqësisë. Këto janë të dhënat administrative, që dalin nga listë-pagesat e dorëzuara te Tatimet. Shkurt treguesi më i besueshëm dhe me i pamanipulueshëm i punësimit.

Ne janar, të ardhurat e mbledhura në buxhet ishin 2.5 për qind më pak se sa janari i vitit të kaluar. Të dhënat paraprake sugjerojnë se performanca fiskale ka qenë e dobët edhe në shkurt, teksa qeveria duket se do të fillojë sërish të shtrëngojë rimbursimin e TVSH-së te biznesi për të kompensuar rënien e të ardhurave.

Të dy këta tregues si numri i të punësuarve ashtu dhe të ardhurat buxhetore bëjnë pjesë në klasën e të ashtuquajturave “leading indicators”. Unë nuk kam hasur ndonjë përshtatje të këtij termi në shqip, por leading indicators janë faktorët që i paraprijnë trajektores së ekonomisë. Kur ata përkeqësohen, ekonomia i ndjek nga pas, kur leading indicators përmirësohen, rritja ekonomie shpejtohet.

Të gjithë indikatorët “spiunë” sinjalizojnë se me gjasa ekonomia shqiptare ka filluar të ngadalësojë që në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Por problemi është se ky nuk duket një ngadalësim i përkohshëm.

Ngadalësimi në Eurozone dhe efekti, situata e rënduar energjetike paralajmërojnë kontraktim të ndjeshëm në ritmin e rritjes ekonomike. Të gjitha rrethanat sugjerojnë se ky vit do të jetë kopje e 2015-es. Teshtimat kanë filluar sakaq. Kolla vjen më vonë, kur të nisin shkurtimet buxhetore dhe fryrja e borxhit ndaj bizneseve.

 

 

Etiketa: ekonomiaklodian tomorri
Pas

Me sytë nga 16 Marsi, Basha ikën nga Tirana. Te Kuvendi frikë nga protesta surprizë

Para

Dikur ja refuzuan vizën, Nik Xhelilaj zbulon si u bë pjesë e serialeve turke

Para
Dikur ja refuzuan vizën, Nik Xhelilaj zbulon si u bë pjesë e serialeve turke

Dikur ja refuzuan vizën, Nik Xhelilaj zbulon si u bë pjesë e serialeve turke

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.