11:13 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“S’u besoj rrugëve që s’të nxjerrin në asnjë rrugë të hajrit”, Bregu kritike: Ne që merremi me politikë duhet të kemi ndjesinë e fajit

16:15 | 09/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“S’u besoj rrugëve që s’të nxjerrin në asnjë rrugë të hajrit”, Bregu kritike: Ne që merremi me politikë duhet të kemi ndjesinë e fajit

Në Ditën e Europës, deputetja Majlinda Bregu vjen me një mesazh kritik drejtuar të gjithëve atyre që merren me politikë, të cilët sipas saj duhet të kenë ndjesinë përvëluese të fajit për shëmtimin që i është bërë ëndrrës europiane të shqiptarëve.

Ajo shkruan se makutëria për pushtet ka sjellë dëm therrës, çka e ka bërë vetë deputeten të kuptojë se në Shqipëri e duam Europën për të mirat e saj, por jo për vlerat. Ajo shpreh sigurinë se edhe pse “Europa është një e ardhme e mbetur në gjysmë të rrugës”, “s’ka para droge apo krimi që mund ta mbajë peng të ardhmen europiane të shtetasve shqiptarë.

“Me gjasë nuk jam shumë gabim po të them se deri sot Europa ka qenë e lakmuar për të mirat që i kemi marrë, por jo për vlerat e saj. Deri sot Europa brenda nesh nuk është një sukses i plotë, por fatmirësisht as një dështim i plotë apo dëshirë e pashpresë. E megjithatë për sa kohë që ne nuk jemi ndarë ende nga mendimet shabllon apo instiktet politike të konformizmit e kontrollit, 9 Maji do të jetë dita e Shqipërisë larg Europës.”, shprehet ajo ndër të tjera.

Shkrimi i Majlinda Bregut:

Për Shpresën Europiane të Shqiptarëve

Në botën e kthjellët dhe racionale të tuneleve të nëndheshme të politikës, nuk ka asgjë me rëndësi kaq të madhe sa të të detyrojë të gjesh arsyen në një kohë ku arsyeja e shëndoshë nuk është më një armë.
Sot në ditën Europës shumë nga miqtë e armiqtë politikë më ngjajnë se janë kapur nga një ngricë mendimi aq sa Europën e duan vetëm për retorikë e për të njomur gjuhën e cila është plot me mëri, mashtrime, premtime të pambajtura dhe tradhëti ndaj shqiptarëve që presin Shqipërinë si gjithë Europa.
Gjatë këtyre 12 viteve gati, kam dëgjuar e jam takuar me pasionantë të Europës, që rrëfejnë për të njësoj si për një dashuri drithëronjëse si dhe me pasionantë politikash antieurope, frymëzimi i të cilëve është populizmi e nacionalizmi i kohës së gjyshërve të tyre. Mirëpo e keqja nuk matet as me centimetra as me kalendar. Besoj matet me vlerën e dhimbjes që sot, pas 27 viteve, ne nuk jemi si gjithë Europa.
Ne marrim frymë në Europë. Ne hamë dhe pijmë Europë. Kafe, kapuçino, pizza, tzaziqi, verë, pasta, patatina, nutella. Ne punojmë për Europën, fason, krom, bakër, mollë, tartuf, luleshtrydhe edhe kanabis po të doni.
Ne ecim me Europë, këpucë, Fiat, Mercedes, Ëolsëagen, Citroen, Parket, pllaka; vishemi me Europë, flemë në Europë, dëgjojmë Europë, Moxart, Celentano, Verdi, Pavarotti, Beatles, 3 tenorët; ne lexojmë Europë Niçe, Dante, Frojdi; shohim Europë-lozim futboll në Europë, kërcejmë vals, passo dueble, martohemi, vdesim me fustane e shtrat të fundëm nga Europa.
Ne kemi jetuar dhe luftuar në Europë, jemi magjepsur nga Monaliza, Vajza me Vëth Perle, dhe rrënqethur nga Holokausti,dalim foto kudo në ura, monumente, statuja, lulishte në Europë.
Ne ishim refugjatë në Europë, trafikantë në Europë, familjarë të ndershëm në Europë, studentë të shkëlqyer e biznesmenë të ndershëm. Ne bëjmë politikë me europiane, qofshin këta ambasadorë, kolegë apo negociatorë.
Ne presim drejtësi nga Venezia e Strasburgu dhe urojmë që kriminelët të përfundojnë në Hagë e drejtësinë e korruptuar ta pastrojë Vettingu.
Cfarëdo të jetë, azil a art, arkitekturë, letërsi, udhëtim, pejsazh, pikturë, muzikë, futboll, veshje, biznes, drejtësi a luftë, Europa është fati ynë i paracaktuar. Është ëndrra, shpresa, ideali i civilizimit. Është siguria që i përkasim dhe pa të nuk bëjmë dot.
Por këtu, në këtë pjesën tonë të Europës, ky 9 maj disa i gjen si manipulatorë të perkryer të kësaj dashurie. Individë që janë gati të vënë peng jetën e njërezve kundrejt nevojës diabolike për pushtet të stërmadh. 
Nuk ka fjalim, rrëfim, bashkëbisedim, ligj, reformë, antireformë, protestë, politikanë, gazetarë, shoqëri civile që si mundësinë dhe pamundësinë për një ndryshim, të mos ia veshin standarteve europiane.
Kush do të mburret flet në emër të standarteve europiane, kush do të shajë flet prap në emër të tyre.
Shumëkush nga ne që merremi me politikë sot duhet të ketë atë ndjesinë përvëluese të fajit për shëmtimin e ftohtë që i kemi bërë ëndrrës europiane të shqiptarëve. Një borxh që sot nuk është i lehtë për tu mohuar.
Sot në ditën e Europës e cila po tenton t’i kthehet bashkimit real, klimës së paqtë të një bashkëpunimi të frytshëm, duke respektuar atë që mendon ndryshe, për të gjetur të mirën e përbashkët, kushdo i fajshëm duhet ta ketë vështirë për të përballuar pasojat e sjelljes së pandershme që konflikti e vandalizmi politik ka sjellë për shqiptarët. Dëmin therës që ka sjellë makutëria egoiste për pushtet dhe ky modeli I politikës së mashtrimit e vetmashtrimit, i thurjes së fabulave politikë të cilat nuk sjellin ndryshim real, i shkelmimit të institucioneve të shtetit të cilat sot janë më të përbuzura se asnjëherë. Vetëm idealizmi narrativ, nuk na bën dot europianë.
Nuk na bën dot as nacionalizmi I gjalluar në simbolet tona kombëtarë vetëm në ditë festash a futbolli dhe as populizmi banal i retorikës tonë politike që Europën e do kudo, por detyrimin për të qenë si europianët nuk e do.

Kam menduar gjatë këto kohë mjegulle të mendimit politik se ne kemi një nevojë urgjente për të rindërtuar Europën brenda secilit prej nesh. Kam vrarë mendjen dhe ndonjëherë jam ndjerë edhe e çarmatosur nga kërcënimi i përditshëm që i bëjmë shpresës së shqiptarëve.
Më vjen ligsht sa herë sjell ndër mend europianizimin tonë anemik. Me gjasë nuk jam shumë gabim po të them se deri sot Europa ka qenë e lakmuar për të mirat që i kemi marrë, por jo për vlerat e saj. Deri sot Europa brenda nesh nuk është një sukses i plotë, por fatmirësisht as një dështim i plotë apo dëshirë e pashpresë.

E megjithatë për sa kohë që ne nuk jemi ndarë ende nga mendimet shabllon apo instiktet politike të konformizmit e kontrollit, 9 Maji do të jetë dita e Shqipërisë larg Europës.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa është ende një e ardhme e ngelur në mes të rrugës.
Unë nuk I besoj rrugëve që s’të nxjerrin në asnjë rrugë të hajrit.
Nuk besoj as se shqiptarët dhe e ardhmja e tyre kanë nevojë për radikalizime kanosëse të gjuhës apo veprimit. Jo! Ne kemi nevojë për Radikalizim të Shpresës. Ne na duhet vec shpresë!
Shpresa është ajo që bashkon Europën sot. Shpresa të bën të kapesh pas të ardhmes dhe jo të mbahesh pas së shkuarës! Kjo e ardhme nuk ka sesi të mos jetë e lidhur me Partinë Demokratike.
Ajo çeli rrugën e këtij vendi drejt Europës që sot nuk mund të ngelet një ndjesi pritjeje pambarim. Nëse punojmë fort dhe ndërtojme një alternative shpresëdhënëse, nuk ka para droge e krimi që mund të mbajë peng të ardhmen europiane të shqiptarëve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: dita e europesMajlinda Bregu
Pas

Lëkundje të shpeshta tërmeti në Shqipëri, nga Korça në Tiranë dhe Shkodër

Para

Nis sonte “Eurovizion”, Linda Halimi do të këndojë e katërta, si mund të votoni për Shqipërinë nëse jetoni jashtë shtetit

Para
Nis sonte “Eurovizion”, Linda Halimi do të këndojë e katërta, si mund të votoni për Shqipërinë nëse jetoni jashtë shtetit

Nis sonte “Eurovizion”, Linda Halimi do të këndojë e katërta, si mund të votoni për Shqipërinë nëse jetoni jashtë shtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

GJKKO shqyrton informacionin dy mujor të SPAK për Veliajn, kryebashkiaku mungon në seancë. I pranishëm Elman Abule

Osmani udhëton në Hungari për vizitë zyrtare, zbulohet agjenda

Masat e Policisë së Shtetit për sezonin turistik 2025. Fokus te siguria, rendi dhe liria e pushuesve

EMRI/ I dënuar nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

U mbyt në lumë në Greqi bashkë me shokun,12-vjeçari shqiptar do të varroset në atdhe! Babait i jepet leje për të marrë pjesë në funeral

Sërish sulme ruse mbi Ukrainë, së paku 14 viktima

Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.

Zjarr në një burg në Uruguai, raportohen 4 viktima

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Sot seanca në GJKKO për Veliajn, SPAK paraqet informacionin dy mujor! Më 8 Korrik shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.