Ndërtimi i impiantit të djegies së plehrave urbane që qeveria synon të ndërtojë pranë fshatit Verri të Fierit, ka sjellë reagimin e banorëve të këtin fshati, të cilët kanë kërkuar që kontratat koncesionare e nënshkruar nga qeveria të anulohet.
Prej disa javësh, ata kanë shprehur edhe indinjatën për indiferencën me të cilën janë trajtuar nga institucioni i Bashkisë së Fierit, kryebashkiaku Armando Subashi.
Ditën e djeshme, banorët e Verrit pritën kryetarin e Bashkisë, i cili u premtoi se do të shkonte të fliste me ta për anulimin e projektit të impiantit të plehrave, por përveç heshtjes, ata nuk morën gjë tjetër dje.
Meqënëse ai gënjeu, banorët vendosën këtë mëngjes të nisen vetë për tek Subashi. Në videot e siguruara nga “Nisma Thurje”, shihet se si banorët, të cilët kanë vendosur të mos dorëzohen, janë nisur në këmbë për tek zyra e Subashit që të flasin me të, ai të mbajë premtimin dhe të anulojë projektin.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post