Pas divorcit me Saimir Çilin, këngëtarja dhe psikologia Suela Kalaja ka vazhduar jetën e saj përpara, madje ka nisur një histori të re dashurie.
Kalaja ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet përkrah me një mashkull. Kaq ka mjaftuar dhe të gjithë të njohurit e urojnë, duke nënkuptuar se kjo është një shpalle e një historie të re të dashurisë.
Sipas Revistës Who, personi në foto është një sipërmarrës me aktivitetin e tij në Itali. Kujtojmë se divorci mes Suela Kalasë dhe Saimir Çilit bëri shumë bujë në media, për shkak të se në gjykatë ku u lëshua edhe urdhër mbrojteje për këtë të fundit.
Pas divorcit me Saimir Çilin, gjykata ka vendosur që Suela do të mbante vajzën e tyre të vetme, Isean. (D.D/Shuplaka)