Kancelari gjerman Olaf Scholz të martën e quajti të papranueshëm sugjerimin e presidentit amerikan Donald Trump, për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza e shkatërruar në luftën në Jordani dhe Egjipt.
“Çdo plan risistemimi, ideja që qytetarët e Gazës do të dëbohen prej andej në Egjipt apo Jordani, është e papranueshme”.tha Scholz duke iu referuar komenteve të Trump në një aktivitet të fushatës në Berlin.
Ai përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete ku izraelitët dhe palestinezët jetojnë në paqe së bashku, duke shtuar se duhet të jetë e qartë se autoriteti palestinez do të marrë përgjegjësinë për Gazën.
“Shpresa për paqen që tani është e mundur dhe nuk duhet të shpërdorohet.” theksoi kancelari gjerman duke iu referuar marrëveshjes së fundit të armëpushimit, dhe se paqja mund të arrihet vetëm nëse njerëzit në Gaza mund të shpresojnë për një të ardhme vetëqeverisëse.
Jordania tashmë është shtëpia e disa milionë palestinezëve, ndërsa dhjetëra mijëra jetojnë në Egjipt dhe qeveritë e të dy vendeve e kanë hedhur poshtë idenë e Trump.
Gjermania është ndër furnizuesit kryesorë të armëve të Izraelit, me eksportet e saj të mbrojtjes në vend të cilat u rritën në vitin 2023 , kur filloi edhe konflikti me militantët e Hamasit.