Xhevahir Sukaj do të riveshë fanellën e Partizanit.
Sulmuesi pritet të rikthehet zyrtarisht tek “kuqtë” të cilët kanë konfirmuar që Sukaj do të jetë lojtar i tyre.
29-vjeçari është shfaqur ditën e sotme në kompleksin “Internacional” në Pezë ku ka kryer seancën stërvitore me ekipin.
Ndërkohë që pritet që në ditët në vijim të firmosë kontratën menjëherë sapo të zgjidhë kontratën me klubin e Perakut në Malajzi, ku u transferua verën e shkuar pikërisht nga Partizani.